'E penguara', vepra e shkrimtarit më të mirë të gjallë të kohës - Politiko.al

‘E penguara’, vepra e shkrimtarit më të mirë të gjallë të kohës

‘E penguara’, vepra e shkrimtarit më të mirë të gjallë të kohës

Josephine Livingstone/ The New Republic

 

Ismail Kadare është, me shumë distancë, shkrimtari më i suksesshëm shqiptar, ndër të gjallët apo të vdekurit. Shumica e letërsisë domethënëse të pasluftës në Shqipëri është e rrymës së realizmit socialist, si për shembull romanet e përkora të Sterjo Spasses. Megjithëse dijet konvencionale e mbajnë se asnjë shkrimtar nuk mund ta tërheqë letërsinë e një vendi i vetëm, Kadare ia ka arritur kësaj. Qprej romanit të parë Gjenerali i ushtrisë së vdekur, në vitin 1963, Kadare ka patur si objekt artistik të vetin të gjithë shoqërinë shqiptare. Ai merr nga mitologjia, toposi klasik dhe feja-Shqipëria ishte vendi i parë zyrtarisht i shekullarizuar, në vitin 1912*-ndërkohë që fokusohej me pasion dhe melankoli në përvojën njerëzore të totalitarizmit.   

Investimi i dyfishtë, njeriu dhe shteti, jetonin brenda një trusnie paradoksale, dhe paradoksi është thelbi i Kadaresë. Pothuajse vetë faktet: Kadareja u lind në qytetin e Gjirokastrës, frymëzimi për Kronikë në gur, të vitit 1971, një rrugicë më larg shtëpisë së diktatorit komunist Enver Hoxha. Te ‘E penguara’ (A Girl in Exile: Requiem for Linda B*.,) romani i tij i fundit i përkthyer në anglisht, shteti totalitar përzihet me vetë vdekjen, duke pështjelluar të kuptuarit e asaj që ne mbajmë për zi dhe kujtim. 

……….

Struktura e novelës është si një rreth gjigand i zi: një hënë në eklips. Rudian Stefa është protagonisti, por ai nuk e di se çfarë po ndodh me të, apo pse. Pak nga pak, drita përvijohet në margjina. Hetuesit e pyesin se çfarë di për vajzën. Por, ata po flasin për vajza të ndryshme, siç del më vonë: një vajzë e re, diku tjetër, ka vrarë veten dhe ka shkruar palodhur për Rudianin në ditarin e saj. Ajo, gjithashtu, ka patur edhe një libër të tijin ‘vulosur’ me emrin e saj ‘Linda B.’. Rudiani nuk njeh ndonjë Linda B, por me sa duket Migena po. Po Migena çfarë di? Dhe, pse ajo vetëm qan dhe nuk flet?

Skenat e intonuara me politikë në dramat e Stefës shëmbëllejnë mënyrën me të cilën vetë Kadare i shkruan romanet. Pjesa që po shqyrtohet nga autoritete konsiderohet me skajime rreziku, për arsye se në të shkruhet për një fantazmë. Fantazamt nuk lejohen nga regjimi sepse ato janë të mbinatyrshme, rrjedhimisht jo realiste. Linda B. natyrisht, është një fantazmë në këtë roman, dhe ajo nuk lejohet në rrëfim sepse Kadare ka krijuar një botë magjike. Sidoqoftë, fantazma ngulmon si dramën e Stefës, edhe te E penguara.

Personazhi i fantazmës përfaqëson jo vetëm vellon e injorancës që ndan të gjallët nga të vdekurit, por gjithashtu individin nga shteti totalitar. Linda B., siç mësojmë me kalimin e kohës, ishte pjesë e një familjeje të internuar që jeton në njëfarë arresti shtëpiak, e penguar për t’u larguar nga qyteza. Përtejeta e saj ndërthur zhdukjen e vdekjes dhe ekzilin rural që i ka vënë në shpinë shteti. Në fakt, në roman internimi vetë u përket, si të vdekurve ashtu dhe të gjallëve: derikur urdhri të anulohej të vdekurit nuk mund të lëvizeshin nga varreza e caktuar.

Teksa Stefa reflekton për dramën që po shkruan, ai vendos ta ndryshojë fuqinë e fantazmës në skenë. “Asnjë dramaturg nuk ka guxuar të bëjë një tjetërsim të tillë të personazhit të fantazmës në një mijë vjet”. Ndryshimi nuk është sipërfaqësor, “si për shembull të bërit e fantazmës gjysma hije e gjysma trup, apo të veshurit e një xhakete mbrëmjeje dhe një kundragazi”; bëhet fjalë për një farë ndarjeje. Fantazma do të bëhet “një krijesë apo mjet, jo thjesht me dy mendje apo me programim të dyfishtë, por me dy mënyra komunikimi me të tjerët”.  

Në një prej skenave, një komision merr në pyetje një burrë që ka qëlluar një partizan. Këtu, kur “trupi i partizanit në bregun e moçalit u kthye në fantazmë, biseda e fantazmës me komisionin nuk dëgjohet nga njeriu që kreu vrasjen, dhe fjalët që ai këmben me vrasësin e vet nuk do të dëgjohen nga Komisioni”. Fantzama e Kadaresë mund të qëndrojnë në vijën mes jetës dhe vdekjes dhe në kufirin mes individit dhe regjimit, por nuk është një përkthyes i besueshëm. Në vend të kësaj, fantazma, flet pa u dëgjuar nga të tjerët dhe u thotë gjëra të ndryshme njerëzve të ndryshëm. Përndjek të gjallët dhe u tregon të vërtetën, por nuk flet me qartësi.  

E penguara është vepër e një talenti historik, i cili është ende në kulm të fuqisë. E konfirmon Kadarenë si shkrimtarin më të mirë të gjallë të kohës, i cili kujton-pothuajse me agresivitet, duke refuzuar të harrojë-totalitarizmin europian. Kadareja ngërthen tëhuajësine e veçantë të Shqipërisë me një vendosmëri brutale, e cila do të ngjante shkencore po të mos ishte për të përhënurit, duke i kthyer nga përtejeta njerëzit për të cilët shkruan. Shqipëria është një vend tjetër tani, por ashtu siç ekziston për Kadarenë do të ekzistojë për sa kohë që ai shkruan.

Fantazmat nuk vdesin.  

 

*Autorja e shkrimit ngatërron kohën kur Shqipëria u shpall vend ateist (jo sekular). Ka ndodhur në vitin 1967, nën regjimin komunist, jo 1912, nën qeverinë e I. Qemalit.

*A Girl in Exile: Requiem for Linda B*. është titulli në anglisht i romanit ‘E penguara’.

*Përkthimi i Politiko.al. Marrë nga The New Republic.

 

COMMENTS

error: Content is protected !!