Flash News

KRYESORE

A e gjeti Vjollca Hoxha zëvendësuesin e Ballës në darkën e Saimir Manes? Pronarja e ‘TCH’ qëndroi në tavolinë me dy ‘big’-ët e Tv Klan

Me largimin e Sokol Ballës, Top Channel paralajmëroi nëpërmjet një reagimi se në tregun mediatik ka plot gazetarë që mund të mbushin boshllëkun e krijuar dhe se “lajmet duan një ikonë profesionializmi dhe kurajo meditiake, që kur të dal sigla, ministrat apo kryeministri të vrapojnë për të kapur lajmet dhe të rrijnë me zemër në dorë”.

Që prej 14 nëntorit, kur u zyrtarizua largimi i Ballës nga posti i drejtorit të Informacionit, disa emra janë përfolur për të qenë pasuesi i tij, megjithatë, ai që ka koeficientin më të mirë mbetet Armand Shkullaku, ish-drejtor i ‘Abc News’.

Një zhvillim interesant, që forcon tezën ‘Shkullaku’, ka ndodhur më 24 dhjetor, në Stamboll të Turqisë, ku 50 njerëz të biznesit, artit dhe medias festonin ditëlindjen e miliarderit Samir Mane.

Vjollca Hoxha ishte pjesë e darkës dhe burime të pranishme aty, kanë thënë për Politiko.al, se pronarja e ‘TCH’ ka qëndruar në një pjesë të mirë të kohës në shoqërinë e Armand Shkullakut dhe Blendi Fevziut, dy gazetarë me peshë brenda rivalit Tv Klan.

Të njëjtat burime kanë sqaruar se Hoxha, Shkullaku dhe Fevziu kanë qëndruar për një kohë të gjatë të distancuar nga pjesëmarrësit e tjerë dhe kanë zhvilluar të qetë diskutimet e tyre.

Diskutimet midis tyre zhvilloheshin kur largimi i Sokol Ballës edhe nga ‘Top Story’ ishte pothuajse zyrtar.

Këto lëvizje tregojnë se Vjollca Hoxha nuk ka ndërmend të dorëzohet përballë presioneve dhe klaneve që janë krijuar, siç thuhet edhe në reagimin e Top Channel, për ta thërrmuar nga pak këtë televizion, por përkundrazi, ajo po hedh hapat për një rikthim edhe më të fuqishëm.

Sigurisht që përzgjedhja e Shkullakut në postin e drejtorit të Informacionit do të ishte një lëvizje interesante, pasi ai ka një karrierë të gjatë dhe të pasur në gazetari, ashtu siç është interesante për të mësuar se çfarë këshillash ka marrë Hoxha nga Blendi Fevziu, i cili drejton emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan dhe me largimin e Sokol Ballës nga ‘Top Story’, ai ka mbetur pa rival në televizion më të madh kombëtar.

Largimi i Sokol Ballës, qëndrimi i Top Channel: Ka plot të tjerë që mbushin boshllëkun; ja pse u prishëm

‘Kazan’ apo Media? Këto janë 12 pushimet nga puna, lëvizjet dhe koniktet më të zhurmshme në median shqiptarë përgjatë 2017-s

Të fundit