E fundmja e Popajve, familjes që u fut në Amb. Italiane në vitin 1985, takohet me Ylljet Aliçkën që shkroi roman bazuar në aktin e 6-shes që tronditi regjimin e Hoxhës  - Politiko.al

E fundmja e Popajve, familjes që u fut në Amb. Italiane në vitin 1985, takohet me Ylljet Aliçkën që shkroi roman bazuar në aktin e 6-shes që tronditi regjimin e Hoxhës 

Më 12 dhjetor të vitit 1985, pak muaj pas vdekjes së diktatorit Hoxha, 32 vjet më parë, Ermioni Popa bashkë me 5 anëtarë të familjes u futën në Ambasadën italiane ku kërkuan azil politik.

Gjashtë Popajt gjetën strehë, por jo lumturinë. Vetëm 5 vjet më vonë, pas vizite të posaçme Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Perez de Kuelar, ata arritën të siguronin pasaporta dhe të shpërnguleshin nga Shqiëpria në Itali. Në tokën e tyre të ëndrrave. Ajo çfarë ndodhi më pas nuk ishte aspak një jetë ëndrrash.

Futjen e tyre në Ambasadë, ngujimin atje, nën vëzhgimin, përgjimin dhe kërcënimin e përhershëm të Sigurimit të Shtetit, trajton në romanin ‘Valsi i Lumturisë’ shkrimtari Ylljet Aliçka.

Politiko.al takoi në shtëpinë e Ermioni Popës në Durrës, personazhin me shkrimtarin. Takimi mes tyre prodhoi një ‘fërkim’ të të trija kohëve: hyrjen në Ambasadë dhe Shqipërinë komuniste, 12 vitet në Itali dhe më pas kthimin e Popajve të mbetur në Durrës.

Ermioni që ka marrë emrin e pagëzimit Maria dhe një emër tjetër përktdhëles Kone jetën me macen dhe varfërinë e saj në një shtëpi ku i kanë prerë edhe ujin.

Nga gjashtëshja heroike që sfidoi regjimin brutal ka mbetur vetëm ajo. Me një pension 70 mijë lekësh të vjetër. Me jetën që i kalon para syve si një haluçinacion.

Tregimi i saj është rrëqethës.

 

COMMENTS

error: Content is protected !!