Flash News

KRYESORE

Denoncon deputetja e PD: Makinat me protestues po ndalohen në Mamurras, po mbajnë targat shënim

Denoncon deputetja e PD: Makinat me protestues po ndalohen në Mamurras, po

Vjen denoncimi i parë nga Partia Demokratike për policinë. Deputetja demokrate e Dibrës, Dhurata Çupi në një lidhje telefonike për “News24” deklaroi se policia ka ndaluar të gjitha mjetet me protestues në Mamurras. Ajo tha se policia nuk ka dhënë arsye por vetëm ka ushtruar kontroll, ndërsa një polic shënonte targat e çdo makinë.

“Nuk di ta them motivin e ndalimit. Janë me mijëra makina që kanë mbushur autostradën nga Miloti për në Tiranë. Ka pasur disa patrulla policie por nuk ka pasur problematika. Më pas në hyrje të Mamurrasit kur ishin rreth 50 policë, kanë kontrolluar çdo mjet. Policia nuk mund të ndalojë makinat pa shkak. Një polic shënonte targat e çdo makine. Na thanë kemi porosi dhe po bëjmë detyrën tonë”, deklaroi Çupi.

Të tjera nga protesta

‘AA 003 GB’ niset nga Vlora për në Tiranë, qytetarët gati për protestën

Video/Policia presion protestuesve, në Shkodër ngrihet postbllok nga FNSH për të kontrolluar qytetarët

Protesta e opozitës, si u pasqyrua sot në faqet e para të gazetave

Porositë e fundit, Fatmir Xhafaj fotografohet në shoqërinë e kreut të Gardës së Republikës  

Skandali i Veliajt, Ardit Gjoklajn nuk e pranon as në foto, dërgon policët ta largojnë nga sheshi

Të fundit