Flash News

KRYESORE

Deklarata e Vjollca Hoxhës: Top Channel nuk do ketë rivalë; e vërteta nuk ka çmim

Zhvillimet brenda gjigantit televiziv shqiptar, Top Channel, po tërheqin vëmendje të madhe për shkak të zyrtarizimit të largimit të Sokol Ballës, i cili ka mbajtur poste të rëndësishme në këtë televizion.

Në fjalimin e fundit të vitit që u mbyll, drejtuesja Vjollca Hoxha paralajmëroi se Top Channel nuk do të ketë rival.

Ajo paralajmërojnë gjithashtu se televizioni do të kthehet në shtëpinë e së vërtetës, pasi kjo e fundit nuk ka çmim.

Top Media mbylli një vit dhe po hap një epokë. Nga sot ne hyjmë në një tjetër vit kalendarik dhe në një kohë të re televizive! Nga sot ne jemi një vit më të mëdhenj, por Top Media duhet të jetë një dekadë më e freskët. Top Media nuk ka dhe nuk do të ketë rivalë, përveç Top Media-s. Jam po aq e vendosur dhe e motivuar që ta vazhdoj me të njëjtën dëshirë dhe përkushtim, që të gjithë bashkë ta kthejmë Top Media-n në shtëpinë kryesore të informacionit dhe së vërtetës në Shqipëri. Viti që po mbyllet më ka mësuar shumë gjëra, por veçanërisht njërën prej tyre dua ta ndaj sot me ju. E vërteta nuk ka çmim dhe se asnjë çmim nuk mund ta blejë atë. Prandaj, sot e konsideroj Top Media-n si një pronë të përbashkët të ekipit tonë dhe padyshim edhe të gjithë shqipëtarëve. Kjo pronë quhet Shtëpia e të Vërtetës”, deklaroi ndër të tjera Vjollca Hoxha.

Përgjatë viteve të fundit, nga Top Channel ka patur shumë largime të personaliteteve të gazetarisë, por edhe afrime të reja.

‘Kazan’ apo Media? Këto janë 12 pushimet nga puna, lëvizjet dhe koniktet më të zhurmshme në median shqiptarë përgjatë 2017-s

Të fundit