Flash News

KRYESORE

Bashkim Fino përfshin Lulzim Bashën në garën e FSHF: Po bën presion te Gjykata e Tiranës… Dhe një thirrje absurde për partitë politike

Kandidati për kreun e FSHF-së, Bashkim Fino ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se po bën presion te gjykatësit e Tiranës për regjistrimin sa më të shpejtë të Shoqatave të futbollit që do të votojnë më 7 shkurt.

Kjo është hera e parë që pas shpalljes së kandidaturave që palët pjesëmarrëse në garën e FSHF-së kërkojnë të përfshijnë edhe kreun e opozitës.

Por, reagimi i Finos nuk mbaron këtu, pasi ai bën gjithashtu thirrje që partitë politike të qëndrojnë larg përfshirjes në abuzimet e FSHF-së së drejtuar nga Armand Duka. Kjo deklaratë e kandidatit Fino është absurde për faktin se ai vazhdon të mbajë postin e deputetit të Partisë Socialiste pavarësisht se po konkurron për kreun e FSHF-së. Ky vendim ndikon në përfshirjen direkte të PS-në në këtë garë për arsye se shumë klube me të drejtë vote për të zgjedhur kryetarin e federatës drejtohen nga kryebashkiakët socialistë.

Reagimi:

Jam i shqetësuar nga informacionet që më vijnë së fundmi, që nga Partia Demokratike dhe kreu i saj ka pasur presion te Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të ndikuar te gjyqtarët mbi regjistrimin sa më të shpejtë të Shoqatave të futbollit, të cilat kanë votuar dhe janë anëtarësuar në mënyrë ilegale në Federatën Shqiptare të Futbollit. I kërkoj publikisht si Partive Politike, ashtu edhe organeve gjyqësore, që të jenë sa më të pavarur dhe të qëndrojnë larg përfshirjes në abuzimet ilegale të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Të fundit