Flash News

KRYESORE

Agjendë me ritëm fushate; Kryemadhi shfaqet me shenja lodhjeje në studion e Artur Zhejit

Protesta e 27 janarit ka angazhuar kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi në shumë takime brenda Tiranës dhe jashtë saj. E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘360 gradë’, në Ora News, te Kryemadhi dalloheshin lehtë shenjat e lodhjes.

Diferenca bëhet më e madhe nëse krahasohet imazhi i Kryemadhit në të njëjtën studio, disa muaj më parë, ku sezoni i ri politik sapo kishte nisur dhe nuk kishte arritur kulmin e tij, siç po ndodh sot.

Gjithsesi, kryetarja e LSI-së është e justifikuar për shkak të agjendës së ngjeshur, që i ngjason asaj të një fushate zgjedhore. Ditën e djeshme ajo ka qenë në Lezhë për t’u takuar me strukturat, ndërsa sot ishte e pranishme në Verri të Fierit, ku banorët protestojnë kundër impiantit të djegies së plehrave. Pasdite, Kryemadhi mbajti një fjalim në  Konferencën Studentore të LRI-së, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Kryemadhi zbulon se çfarë i tha i moshuari në Fier për Ramën

Të fundit