Flash News

KRYESORE

27 janari, Sali Berisha zbardh kërkesën e opozitës: Qeveria duhet të ngrijë; drejtimi i protestës do të duket në orët në vijim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në studion e lajmeve në ‘Ora News’ për protestën që opozita do të organizojë më 27 janar. Berisha theksoi se shifrat janë të rëndësishme ndaj dhe presin që shqiptarët të marrin pjesë masivisht në protestë, drejtmi dhe rezultati i së cilës, sipas deputetit demokrat, do të duket në orët dhe ditët në vazhdim.

Berisha ka zbardhur edhe kërkesën që opozita do të paraqesë ndaj mazhorancës me këtë protestë, ngrirjen e qeverisë, por pa dhënë më shumë detaje.

“Ne presim që qytetarët shqiptarë t’i japin Ramës leksionin më të merituar. Ne presim që qytetarët shqiptarë të dëshmojnë para botës papajtueshmërinë e tyre me situatën dramatike të korrupsionit të papërmbajtur të narkoshtetit që vendos sot në të gjitha nivelet e këtij shteti. Në presim një vetëdije qytetare për të dalë nga kjo rrokullosje e madhe e cila ndër të tjera ka mungesën e shpresës së shqiptarëve. Shifrat dhe numrat janë të rëndësishme. Pastaj se cili është drejtimi i protestës dhe rezultati i saj kjo do të duket në orët dhe ditët në vazhdim. Por fillimi, kjo qeveri duhet të ngrijë këtë dimër. Mesazhi i protestës është që qeveria të ngrijë. Protesta e së shtunës duhet të jetë leksioni më i hidhur për Ramën. Edi Rama duhet të kishte ikur 40 herë deri tani me ato që po i bën shqiptarëve. Rama po bën vjedhjet më të mëdha, vetëm afera e plehrave është aferë katastrofale”, u shpreh Berisha.

Të fundit