Flash News

KRYESORE

1500 policë në terren gjatë protestës së nesërme, autobusët s’lejohen në qytet

1500 policë në terren gjatë protestës së nesërme,

Policia e Tiranës do të ndërmarrë një sërë masash për protestën e opozitës që do të mbahet ditën e nesërme. Mësohet se rreth 1500 policë do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.

Të angazhuara me këtë mision do jenë FNSH, Forcat e Rendit dhe ato Operacionale. Autobusët me protestues nuk do të lejohet që të futen në qytet.

Mjetet që vijnë nga jugu dhe veriu do ndalohen te pallati i sportit “Asllan Rusi”, ndërsa ata të juglindjes, te stacioni i autobusëve pranë Fakultetit Ekonomik te “Rruga e Elbasanit”. 

Po ashtu policia e Tiranës do marrë masa edhe për të bllokuar disa rrugë në orët e para të mëngjesit deri në përfundim të protestës. Të bllokuara do të jenë të gjitha rrugët që të çojnë te “Bulevardi Dëshmorët e Kombit”.

Të fundit