Flash News

KRYESORE

12 milje dhuratë Greqisë dhe jo diskutim për çamët, Klajda Gjosha: Bushati po mashtron për interesa personale

12 milje dhuratë Greqisë dhe jo diskutim për çamët,

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, anëtare e Komisionit për Politikën e Jashtme, ka kritikuar ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, për mungesën e transparencës për marrëveshjet me Greqinë, ndërkohë që detajet po bëhen publike vetëm nga ministri grek, Nikos Kotzias.

Gjosha thekson se Bushati ka mashtruar për bisedimet me Athinën, ndërkohë që nga vendi fqinj raportohet se në takimet e zhvilluara nuk është diskutuar për çështjen çame, si dhe i janë falur Greqisë 12 milje të ujrave shqiptare.

Deputetja e LSI thekson se qeveria është gatshme të shesë edhe shpirtin e qytetarëve tanë për interesa të ngushta personale!

Nikos Kotzias: Shqipëria ka pranuar pranuar zgjerimin e ujërave territoriale greke me 12 milje. Tsipras në Tiranë përpara Pashkëve

Reagimi i Klajda Gjoshës:

Kush janë arsyet që Ministri ynë i Jashtëm në 24 orët e fundit ka mashtruar për bisedimet me Greqinë? Komisioni Jashtëm, dëgjoi dje për rreth 3 orë, përrallat e kësaj qeverie për një arritje historike me palën greke.

Dëgjuam mashtrimet për diskutimet mbi cështjen Çame, kur në deklaratat e fundit të Ministrit Kotzias, duket se pala greke nuk ka kryer asnjë diskutim për një cështje që Greqia, sic deklaron ai, nuk e njeh!

Dëgjuam për marrëveshjen e detit, aq shumë të sulmuar deri më sot nga të njëjtët individë, ku e njëjta retorikë u përdor edhe dje! Sot po kuptojmë se Shqipëria paska falur edhe 12 milje të tjera të ujrave Shqiptare!!!

Cfarë po ndodh? Edhe sa mashtrime të tjera jemi të detyruar të dëgjojmë deri në Prill kur të përfundojnë marrëveshjet mes palëve?

Gjithcka qe kërkuam ishte pak transperencë për hir të qytetarëve shqiptarë. Jo transparencë që nuk ka por mesa shoh qënkan të gatshëm të shesin edhe shpirtin e qytetarëve tanë për interesa të ngushta personale!

Reagimi i Petrit Vasilit:

Kryeministri u çorr per kufirin detar me Greqine,tani te largohet se genjeu.

Kryeministri ka klithur e uleritur deri ne neveri per ceshtjen e kufirit detar me Greqine.

Gjeti edhe tradhetare e armiq te popullit.

Po sot te gjithe mesuam se ujerat greke do te zgjerohen me 12 milje.

Perfundimisht ky kryeminister mbetet genjeshtar pa sherim sic genjeu edhe per ceshtjen çame.

Ka vetem nje keshille lidhur me kete individ, qe eshte sinonim i genjeshtres:

MOS E BESONI!

Të fundit