Flash News

KRYESORE

Xhafaj në autostradën Tiranë-Durrës, qytetari: “7 herë përmbytje, hajde te shtëpia ime!” Ministri i jep numrin

Xhafaj në autostradën Tiranë-Durrës, qytetari: “7

Shtëpitë dhe bizneset  në autostradën Tiranë-Durrës janë përmbytur nga reshjet e dendura. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shkuar në vendngjarje, por qytetarët i janë drejtuar me tone të larta, duke i thënë se shtëpitë janë përmbytur të gjitha.

“U kam telefonuar. As ushtri, as polici dhe as emergjencë nuk kanë ardhur. Kam shku në bashki dhe nuk kam ku të mbytem më. 7 herë përmbytje. Kam nxrjerrë mamin tim në krah. Eja shihe shtëpinë”, i është drejtuar qytetari Xhafajt.

Xhafai i premtoi që do të zgjidhë situatën, duke i dhënë numrin  tij të celularit.

 

Të fundit