Flash News

KRYESORE

Viti i dasmave VIP, artistët të cilët i dhanë fund beqarisë në 2017

Viti i dasmave VIP, artistët të cilët i dhanë fund

Viti që po lëmë pas ka qenë një nga vitet me shumë dasma Vip. Dasma të cilat kanë tërhequr vëmendjen e shumë mediave për mënyrën se si u organizuan si dhe nga elementi i të veçantës.

Orinada dhe Turjan Hyska i dhanë fund beqarisë më 27 korrik. Të dy dukeshin të mrekullueshëm me pamjen që kishin marrë në ditën e tyre më të rëndësishme. Ata e organizuan dasmën mes një numri të madh të ftuarish, ndërsa Turi e ka surprizuar bashkëshorten e tij me një këngë të realizuar posaçërisht për të.

Reperi Getoar Selimi dhe prezantuesja Marina Vjollca i kanë dhënë fund beqarisë në shtator. Një dasmë e organizuar në bregdetin e Durrësit e cila përmbante shumë elemente që e bënin atë të veçantë.

Aktori i humorit Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj e organizuar dasmën e tyre në fillim të shtatorit, një ceremoni e kuruar deri në detaje, me një numër shumë të madh pjesëmarrësish.  E veçanta e kësaj dasme ishte ceremonia 3 ditore, e ndarë mes miqve, familjarëve dhe të afërmve.  Kënga që Besi i kushtoi Xhensilës nuk ishte vetëm një përshëndetje, por tashmë është kthyer në hit.

[ngg_images source="galleries" container_ids="54" display_type="photocrati-nextgen_basic_thumbnails" override_thumbnail_settings="0" thumbnail_width="240" thumbnail_height="160" thumbnail_crop="1" images_per_page="20" number_of_columns="0" ajax_pagination="0" show_all_in_lightbox="0" use_imagebrowser_effect="0" show_slideshow_link="0" slideshow_link_text="[Show slideshow]" order_by="sortorder" order_direction="ASC" returns="included" maximum_entity_count="500"]

Moderatori kosovar Labinot Gashi dhe Qëndesa Bajrami kanë kurorëzuar lidhjen e tyre në martesë në 15 tetor. E pazakonta e kësaj ceremoni ishte udhëtimi, pasi Gashi e mori nusen dhe të ftuarit me tren. 15 tetori për Labin ishte një gëzim i dyfishtë pasi në atë datë festonte dhe ditëlindjen.

Solisti i NRG Band Besnik Qaka dhe bukuroshja bionde Lolita Begolli vendosën të bëhen bashkëshortë më 30 tetor. Të dy janë nga Peja dhe shkojnë shumë me njëri tjetrin; kjo i ka bërë ta që të marrin vendimin për kurorëzim.

Këngëtarja Leonora Poloska dhe kompozitori Andin Randobrava, më 9 tetor kanë përjetuar dy gëzime të mëdha në të njëjtin vit. Ata fillimisht u bënë prindër dhe më pas vendosën të kryejnë ceremoninë e tyre të dasmës. Një dasmë larg kamerave dhe vetëm me familjarët e çiftit.

Modelja e famshme Anxhela Martini dhe miliarderi rumun Dragos Savulsecu më 12 dhjetor vendosën të lidhin dashurinë e tyre në martesë. Ata realizuan një ceremoni vetëm për familjet e tyre dhe pa vëmendjen e medieve. Ajo që bie më shumë në sy është fustani i nuses i cili nuk ishte si ata tradicionalët, i bardhë dhe i gjatë: Martini kishte zgjedhur një fustan të zi dhe të shkurtër.

Viti 2017 nuk mund të mbyllej më bukur se sa me një celebrim në ditët e fundit të tij. Në 27 dhjetor Adelina Tahiri dhe avokati maqedonas, Serjozha Markov. Ata kanë zgjedhur që të kurorëzojnë dashurinë e tyre në zyrat e gjendjes civile, pa një ceremoni dasme ku të përfshihen fustani i bardhë apo kostumi i dhëndërisë.  

 

Të fundit