Flash News

KRYESORE

Video/ Vjosa del nga shtrati në urën e Mifolit, prefekti: Situata drejt përkeqësimit

Video/ Vjosa del nga shtrati në urën e Mifolit, prefekti: Situata

Lumi Vjosë ka dalë nga shtrati në zonën e Vlorës dhe situata sipas prefektit të qarkut është drejt përkeqësimit. Gazetari Enrik Mehmeti ndodhet pranë urës së Mifolit ku shihet se uji rrezikon të përmbysë urën dhe rrugën e automjeteve.

Ndërkohë reshjet e shiut vijojnë me intensitet të lartë, ndërsa prurjet e lumit janë të mëdha, çka shton rrezikun për banorët e këtyre zonave.

Kreu i Emergjencave, Shemsi Premçi u bëri thirrje atyre banorëve të prekur nga përmbytjet e vitit 2015-të që të braktisin banesat, për të mos rrezikuar jetën.

 

Të fundit