Flash News

KRYESORE

Video/ Si u mashtruan naftëtarët nga Rama, Braçe, Ruçi dhe Beqiraj për rrogat dhe ‘statusin’; deklaratat në dy vite

Video/ Si u mashtruan naftëtarët nga Rama, Braçe, Ruçi

Naftëtarët e Ballshit dhe Fierit po protestojnë përpara Ministrisë së Energjisë për shkak se kanë gati një vit pa marrë rrogat. Më 4 nëntor të 2016-ës, kryeministri Edi Rama ishte në rafinerinë e Ballshit kur u premtoi me zell të madh punonjësve se do të paguheshin të gjithë. Sot, më 28 dhjetor të 2017-s, ata protestojnë në Tiranë për premtimin e pambajtur.

Ndërkohë, më 27 maj të këtij viti, kur fushata elektorale kishte nisur, deputetët e qarkut të Fierit mblodhën naftëtarët dhe reklamonin punën e qeverisë për ‘statusin’ që do u jepnin. Aty, Gramoz Ruçi, Erjon Braçe dhe Ismet Beqiraj premtuan rroga dhe status për naftëtarët, të cilat nuk janë realizuar ende.

Deklaratat e bëra në 2016 dhe 2017 nga qeveritarët dhe naftëtarët tregojnë se si këta të fundit janë mashtruar hapur.

Ndërkohë, pas takimit të zhvilluar mëngjesin e sotëm me ministrat Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj, naftëtarëve u është premtuar sërish dhënia e pagave, por siç shprehen edhe ata, nuk kanë besim deri sa t’i marrin lekët në dorë. 

Të fundit