Flash News

KRYESORE

Si u nda rajoni ynë në OKB? Askush nuk mbështeti Trump, por jo të gjithë i dolën kundër (si Shqipëria)

Si u nda rajoni ynë në OKB? Askush nuk mbështeti Trump, por jo

Shqipëria u pozicionua kundër SHBA-së në OKB kur votoi rezolutën ku dënohej vendimi i presidentit Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

Ndonëse qeveria shqiptare po përpiqet ta shesë votën kundër si të njëjtë me Bashkimin Evropian, duhet thënë se shtetet anëtare nuk kishin qëndrim të unifikuar për këtë çështje dhe kanë votuar në mënyrë të ndryshme.

Por të fokusohemi te rajoni i Evropës Juglindore ku bën pjesë edhe Shqipëria. Në pjesën dërrmuese, shtetet e këtij rajoni kanë votuar në favor të rezolutës, njësoj si Tirana, por kishte edhe nga ato që abstenuan apo nuk morën pjesë në votim.

Tre fqinjët tanë, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia votuan kundër SHBA-së.

Bosnje-Hecegovina, Kroacia dhe Rumania ishin tre shtetet e rajonit që abstenuan ndaj rezolutës. Dy prej tyre janë anëtare të BE-së dhe NATO-s, ndërsa Sarajeva po ndjek proceset integruese.

Sllovenia, Serbia, Bullgaria, Turqia dhe Qipro janë shtetet e tjera që votuan pro rezolutës.

Përplasja e parë Presidencë-Qeveri. Meta: Nuk u konsultova për ‘Jerusalemin’; Vota në OKB nuk pasqyron qëndrimin shtetëror

Të fundit