Si reagon Xhensila kur Besi imiton sjelljen e saj, çfarë e bën atë të harrojë problemet?

Si reagon Xhensila kur Besi imiton sjelljen e saj, çfarë e bën atë të harrojë problemet?

Pallati i Kongreseve ditën e djeshme ishte në dispozicion të “Këngës Magjike”. Një eveniment muzikor që ka bërë për vetë shumë artistë dhe padyshim shumë ndjekës.

Këtë vit, e veçanta e spektaklit ishin aktorët e humorit, Bes Kallaku dhe Erion Isai. Prezenca e tyre ishte njoftuar më herët nga Ardit Gjebrea. Të dy aktorët e kanë kthyer skenën e Këngës Magjik, jo vetëm në një skenë muzike por edhe në një skenë humori dhe argëtimi.

Ndër numrat e tyre të humorit, padyshim në njërin frymëzim ishte Xhensila. Duke qortuar sjelljen e vajzave dhe varësinë e tyre ndaj fotove, Besi mori shembull Xhensilën: “Xhensila, e sëmurë para koncertit: “Bobo, si do këndoj unë sot, Besiiii”. E pashë dhe thashë po i bëj një foto: “Foto?” ia kishte kthyer ajo dhe menjëherë i ndryshoi humori, madje filloi të kërcente për të arritur foton më të bukur… dhe Besi imitonte çdo lëvizje të Xhensilës sipas mënyrës së tij duke shkaktuar të qeshura në sallën e Pallatit të Kongreseve.

Kjo skenë humori u pritë mirë nga këngëtarja e cila e ulur në radhët e para të ndjekësve shihej që kënaqej dhe qeshte me improvizimin e bashkëshortit të saj dhe shokut të tij. Bashkë më këtë reagim ajo nuk ka nguruar të publikoj dhe disa pjesë në Instastory më mbishkrimet,”krenaria ime” dhe  “lumturia ime”.  

 

COMMENTS

error: Content is protected !!