Serie A/Krotone, ofertë për De Biasin

Serie A/Krotone, ofertë për De Biasin

Xhani de Biazi, ish-trajneri i Shqipërisë dhe së fundmi edhe i Alaveshit në Spanjë është kontaktuar nga skuadra e Krotones në Seria A. Lajmin e japin mediat italiane sipas të cilave emri i De Biasit ka dalë pas dorëheqjes së trajnerit Davide Nicola. Vendimi i tij shkaktoi tronditje në Itali pasi ishte po ai që e ngjiti për herë të parë skuadrën në Serie A.

Ai dha dorëheqjen pas debatit me Presidentin, Gianni Vrenna, që hyri në dhomat e zhveshjes në pushim të ndeshjes pasi skuadra po humbiste 3-0 ndaj Udinezës të hënën. Sipas Sky Sport Italia, Krotone ka kontaktuar De Biazin që u shkarkua javën e kaluar nga skuadra e Alaveshit.

Po sipas të njëjtave burime De Biasi mbetet ende një kandidat për postin e kombëtares së Italisë, pas eksperiencës së fituar me Shqipërinë me të cilëns hkoi deri në europian. Kandidatët e tjerë për të marrë Krotonen janë Stefano Colantuono, Walter Zenga dhe Domenico Di Carlo. 

COMMENTS

error: Content is protected !!