Që prej të hënës jashtë vendit; Pas Brukselit dhe Varshavës, Rama nuk kthehet as sot në Shqipëri

Që prej të hënës jashtë vendit; Pas Brukselit dhe Varshavës, Rama nuk kthehet as sot në Shqipëri

Kjo javë ka qenë e ngjeshur për kryeministrin Edi Rama, i cili që prej të hënës nuk ndodhet në Shqipëri, por ka marrë pjesë në disa takime të rëndësishme në Evropë.

Sot, kreu i Qeverisë shqiptare ndodhet në Sofie të Bullgarisë ku po merr pjesë në konferencën e Ballkanit Perëndimor, e organizuar nga kryeministri Boyko Borissov. Mbështetja për hapjen e negociatave dhe Korridori VIII, kanë qenë temat qendrore të takimit mes dy kryeministrave.

Të hënën dhe të martën Rama ishte në Bruksel ku zhvilloi takime me drejtuesit e BE-së, për t’u nisur të mërkurën drejt Varshavës ku u takua me kryeministren polake.

COMMENTS

error: Content is protected !!