Flash News

KRYESORE

Publikohet dokumenti, ja kush firmosi në emër të PD-së për kallëzimin penal ndaj Gramoz Ruçit

Publikohet dokumenti, ja kush firmosi në emër të PD-së

Është zbardhur dokumenti ku Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kallëzon penalisht kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Letra e PD-së është firmosur pikërisht nga kryetari i grupit, Edmond Spaho, dhe është dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës.

Sipas demokratëve, në seancën e 18 dhjetorit, Ruçi ka konsumuar veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, “kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “dëmtime të tjera me dashje”, të parashikuara në Kodin Penal.

Në seancën e së hënës, u zgjodh në mes të kaosit dhe dhunës kryeprokurorja e përkohshme, e cila mori vetëm votat e mazhorancës. 

Të fundit