Flash News

KRYESORE

Polonia pro hapjes së negociatave BE-Shqipëri. Rama: Jeni model për ne; të vendoset linja ajrore

Polonia pro hapjes së negociatave BE-Shqipëri. Rama: Jeni model

Kryeministrja e Polonisë, Beata Szydlo ka shprehur mbështetjen e vendit të saj për hapjen e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Szydlo theksoi se Komisioni Evropian duhet të njoh progresin e bërë nga Shqipëria.

“Kam shpresën se Komisioni Evropian do të njoh progresin e bërë nga Shqipëria duke përcaktuar një datë të qartë të fillimit të negociatave në vitin 2018-të”, u shpreh kryeministrja polake, ndërsa theksoi gatishmërinë për të ndihmuar vendin tonë në procesin e anëtarësimit dhe reformës në administratë.

Kryeministri Rama e konsideroi Poloninë një vend model për Shqipërinë, në rrugën që ka ndjekur për transformimin nga një vend pjesë e komunizmit, në vend anëtar të BE-së. Ai kërkoi vendosjen e një linje ajrore midis dy vendeve, për të ndihmuar turistët e shumtë polakë që vizitojnë Shqipërinë.

“I kam kërkuar kryeministres që të inkurajoj kompaninë e fluturimeve polake për të konsideruar mundësinë e vendosjes së një linje direkte e cila patjetër do të sillte përfitueshmëri të lartë dhe reciproke në këtë drejtim”, deklaroi Rama.

Palët kanë rënë dakord edhe për zhvillimin e Konferencës së Tiranës, por nuk dhanë më shumë detaje për këtë organizim.

Ministrja ndjek shembullin e Ramës, shfaqet e veshur sportive në pritjen zyrtare nga kryeministrja e Polonisë

Të fundit