Pas Trump, një shtet i Bashkimit Evropian njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit

Pas Trump, një shtet i Bashkimit Evropian njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit

Pas vendimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, një shtet i Bashkimit Evropian i është bashkuar këtij qëndrimi.

Republika e Çekisë ka deklaruar se njeh Jeruzalemin Perëndimor si kryeqytet të Izraelit, bazuar në marrëveshjen e vitit 1967.

Gjithsesi, në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Çekisë thuhet se e “konsideron Jeruzalemin si kryeqytet të të dyja shteteve, Izraelit dhe shtetit të ardhshëm të Palestinës”.

Sa i përket zhvendosjes së ambasadës nga Tel Avivi në qytetin e shenjtë, Çekia deklaron se “kjo lëvizje do të bëhet pas diskutimit me partnerët rajonal dhe ndërkombëtarë dhe në përputhje me vendimet e Bashkimit Evropian”.

Ambasadori i Izraelit: Shqipëria do zhvendosë në të ardhmen ambasadën në Jeruzalem; Turqia? Tirana të shoh interesat e saj

COMMENTS

error: Content is protected !!