Flash News

KRYESORE

Pas emërimit të prokurores, Rama ‘fshihet’ pas ndërkombëtarëve: A ka budallenj që e besojnë këtë?!

Pas emërimit të prokurores, Rama ‘fshihet’ pas

Kryeministri Edi Rama, teksa foli për protestën e opozitës dhe u kërkoi ndjesë qytetarëve e partnerëve të huaj, nuk la pa përmendur edhe ndërkombëtarët, të cilët sipas opozitës janë përfshirë në çështjen e prokurores.

“Opozita zgjodhi rrugën e baltës ku nuk kurseu përfaqësuesit e BE-së duke akuzuar dhe ambasadorin si të përfshirë në këtë çështje. Adriatik Llalla është i pari në 27 vite që largohet nga detyra pa asnjë konflikt, pas mbarimit të mandatit”, u shpreh ndër të tjera Rama.

“A mund të ketë nga ata që besojnë se Shqipëria pret të çelë negociatat me BE dhe lejojnë që të ketë ndërhyrje të ndërkombëtarëve në çështjet e drejtësisë?! Nuk mund të ketë. A ka nga ata budallenj që e besojnë këtë? Unë nuk besoj”, shtoi më tej Rama, duke vënë theksin te akuzat e opozitës.

Të fundit