Paratë e e Ramës për Tony Blair e kanë bërë punën: Ish-ministri i tij shkrim kundër opozitës në EUReporter

Paratë e e Ramës për Tony Blair e kanë bërë punën: Ish-ministri i tij shkrim kundër opozitës në EUReporter

Doug Henderson, një ish-deputet Laburist dhe ish-Ministër për Europën në qeverinë e kryeministrit britanik, Tony Blair (të njëjtin emër [për Europën] ka përdorur edhe Rama për ministrin e tij Bushati pasi shkriu ministrinë e Integrimit), ka bërë një shkrim me nota të forta propagandistike.

Henderson i referohet gjerësisht letrës së Ramës drejtuar qeverive të vendeve të BE-së, dhe thotë se qeveria pothuajse i ka plotësuar të gjitha nga pesë kushtet e vëna nga BE.

Pra, ka luftuar krimin e organizuar, ka luftuar korrupsionin, ka mbrojtur të drejtat e njeriut, ka bërë reformën administrative si dhe reformimin e sistemit gjyqësor.

Ish-ministri i Tony Balir, i punësuar nga Rama si këshilltar dhe lobues së bashku me mjeshtrin e Pr-it, Alaistar Campbell, ia vënë fajin opozitës duke thënë se ajo po reziston sa i takon krimit të organizuar, luftës kundër korrupsionit dhe sistemit të drejtësisë.

Ish-ministri nuk thotë nëse krimi i organizuar, droga dhe korrupsioni janë ose jo probleme të Shqipërisë, apo i ka shpikur opozita.

Ai nuk harron të shtojë se duke rezistuar opozita po pengon procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

COMMENTS

error: Content is protected !!