Flash News

KRYESORE

Nis protesta e naftëtarëve para ministrisë, përfaqësuesit takim me Damian Gjiknurin

Nis protesta e naftëtarëve para ministrisë,

Ka nisur protesta e naftëtarëve të Ballshit dhe Fierit  para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërsa protestuesit janë mbledhur para ministrisë në këtë ditë me shi, një përfaqësi e tyre prej 6 naftëtarësh po zhvillojnë një takim me ministrin Damian Gjiknuri.

Ata thonë se “kërkojnë veprimin e qeverisë për pagat”, ndërsa shtojnë se janë të vendosur në kërkesat e tyre, dhe për këtë “qeveria duhet të zbatojë ligjet”.

 Naftëtarët e Ballshit dhe Fierit nuk kanë marrë pagesat e 12 muajve, dhe prej disa ditësh kanë filluar protestat. Rrett 300 punonjës u nisën ditën e djeshme në këmbë nga Fieri për në Tiranë, dhe vetëm mëngjesin e sotëm kanë arritur në destinacion. 

Të fundit