Flash News

KRYESORE

Largimi i ‘Sheraton’, Vasili: E bëri Edi Rama të ikte...

Largimi i ‘Sheraton’, Vasili: E bëri Edi Rama të ikte...

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për largimin nga Tirana të markës prestigjioze të hotelerisë, ‘Sheraton’. Sipas Vasilit, është Rama ai që e bëri të ikte këtë markë dhe ky është një tjetër dhuratë e zezë që i bën Shqipërisë.

Reagimi:

Kryeministri e gjeti Sheratonin dhe e përzuri.

Asnjë emër i madh i turizmit botëror nuk është më sot në Shqipëri.

Për faqen e zezë të këtij kryeministri edhe Sheratonin të vetmin emër të madh, që e gjeti e bëri të ikte.

Le të hedhi tani ky kryeministër vulëhumbur në ‘fb’ e tij foton e ish Sheratonit me emër të humbur që tani nuk është më.

Kjo ishte një tjetër dhuratë e zezë e këtij kryeministri që ka misionin shkretimin e çdo vlere në Shqipëri.

Të fundit