Kryeprokurori i ri, Donald Lu mbështet emërimin e një të përkohshmi

Kryeprokurori i ri, Donald Lu mbështet emërimin e një të përkohshmi

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu ka mbështetur opinionin e OPDAT dhe Euralius për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm të Shqipërisë. Kryeprokurorit Adriatik Llalla i përfundon sot mandati dhe zgjedhja e pasuesit të tij ndodhet në ngërç pasi sipas Kushtetutës zgjedhja e kryeprokurorit të ri duhet të bëhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili nuk është krijuar ende.

Por ambasadori Lu thekson se nxit Parlamentin të zbatojë ligjin, duke iu referuar opinionit të OPDAT, se pasuesi i Llallës mund të ketë një mandat të përkohshëm, deri në krijimin e KLP-së, propozim që po kundërshtohet nga Partia Demokratike.

“Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e SHBA mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe Euralius i kanë dhënë Parlamentit. Ne nxisim Parlamentin të zbatojë ligjin”, thuhet në reagimin e Lu-së.

PD ka lënë të kuptohet se kërkon zgjatjen e mandatit të Adriatik Llallës, deri në krijimin e KLP-së.

COMMENTS

error: Content is protected !!