Flash News

KRYESORE

Kryemadhi tregohet e matur me ambasadorët, nuk mbështet Luan Ramën: Nuk kanë kërkuar shkeljen e Kushtetutës

Kryemadhi tregohet e matur me ambasadorët, nuk mbështet Luan

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është treguar më e matur me ambasadorët e huaj në Tiranë, ndryshe nga zëvendësi i saj, Luan Rama, i cili i ka sulmuar për qëndrimin që po mbajnë për kryeprokurorin e përkohshëm.

Ndryshe nga Luan Rama, Kryemadhi tha se asnjë ambasador nuk ka kërkuar shkeljen e Kushtetutës dhe se është klasa politike e Shqipërisë ajo që përpiqet t’i kalojë problemet e saj te ambasadorët.

“Ambasadorët në Shqipëri janë të detyruar të bashkëpunojnë me qeverinë shqiptare, por duhet të bashkëpunojnë edhe me opozitën shqiptare. Jam e bindur se asnjë ambasador nuk ka kërkuar shkeljen e Kushtetutës. Unë dua të them se nga fobia që kemi ne ndaj ambasadorëve si klasë politike, problemet tona i kalojmë tek ata”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi kërkoi zbatimin e Kushtetutës për zgjedhjen e kryeprokurorit, ndërkohë që mazhoranca po shkon drejt votimit me shumicë të thjeshtë.

Të fundit