Këngëtarja shqiptare di të falë dhe fitojë para: Nuk bëj lekë por euro

Këngëtarja shqiptare di të falë dhe fitojë para: Nuk bëj lekë por euro

Këngëtarja e muzikës popullore, Maja, është ndër më të njohura dhe më të dashura për publikun shqiptar.  Ajo këndon për shqiptarët brenda dhe jashtë kufinjve. Këngëtarja e vlonjate ishte sot në emsionin ‘Ditë e Re’ ku zbuloi edhe shenjën e saj të horoskopit, ujorin. 

Moderatorja e emisionit ndërsa po tregonte karakteristikat e shenjës së saj tha se shenja ujorit bën shumë lekë dhe nuk i fal armiqtë. 

Mes batutave dhe humorit Maja u shpreh se nuk bën lekë por euro.

“Unë nuk bëj lekë, por bëj euro. Nuk bëj armiq. Nuk kam konsideruar deri tani asnjë njeri armik. Nëse do të kisha do ta falja sepse dua të jetoj më e qetë. Janë disa gjëra në fakt thellë thellë që nuk i fal”, u shpreh Maja.

 

COMMENTS

error: Content is protected !!