Kaos në urgjencën e QSUT, japin dorëheqjen dhe 4 mjekë të tjerë. Qëndron vetëm shefi

Kaos në urgjencën e QSUT, japin dorëheqjen dhe 4 mjekë të tjerë. Qëndron vetëm shefi

Ka shkuar në 12 numri i mjekëfe të cilët kanë kërkur dorëheqjen në urgjencën e QSUT-së në Tiranë. Veç, 8 mjekëve të cilët kërkuan dorëheqjen dy ditë më parë, Petrit Gjorgji,  Elton Calliku,  Besmir Kocia, Etiomena Bracaj ,Jonida Kito,  Petrit Vargu,  Afrim Yzeiraj,  Eqerem Hasani, mësohet se dhe 4 mjekët të tjerë kanë dorëzuar dorëheqjen.

Burime nga urgjenca bëjnë me dije për GSH.al se mjekët me inicialet L.Ç, P.H, B.H dhe R.P i janë bashkuar 8 kolegëve të tyre.

“I vetmi që nuk ka firmosur këtë peticion është shefi i urgjencës, Edmond Zaimi, ndërkohë që jemi plot 12 mjekë që kemi firmosur dorëheqjen si pasojë e mbingarkesës dhe moskrespektimit të konstratës së punës. Në asnjë spital në botë nuk punohet në këto kushte që punojmë ne”, shprehet një prej mjekëve të urgjencës.

Mjekët, përmes kësaj letre drejtuar ministrisë së Shëndetësië, kryeministrit Rama dhe presidentit Meta listojnë të gjitha arsyet që i kanë shtyrë të marrin një vendim të tillë.

Pavarësisht kësaj, 12 mjekët e urgjencës vazhdojnë të jenë në detyrë. Ndërkohë, nga ana tjetër bëhet me dije për “GSH” se 7 specializantë që kanë qenë pjesë e QSUT janë larguar nga shqipëria në Gjermani për të ushtruar profesionin e tyre atje.  Ndërsa ish-punonjësa e urgjencës shprehet se kurrë gjatë punës së saj nuk ka parë një fluks të tillë në dyret e urgjencës.

Në kërkesën drejtuar ministres së Shëndetësisë, nga mjekët e urgjencës së Tiranës shkruhej:

 “Në kuadër të situatës së krijuar në Urgjencës e QSUT, ku;

Kushtet e punës për stafin nuk plotësohen bazuar në kontratën punëdhënës-punëmarrës

Ka mbingarkesë me të sëmurë të shtruar mbi 48 orë në urgjencë për mungesë vendesh në pavionet e tjera në kundërshtim me urdhrin

Mos zbatimi i urdhrave të tjerë të nxjerrë nga drejtoria nga shërbimet e tjera që reflektojnë mbingarkesën e urgjencës

Në këto kushte ku për shkak të mbingarkesës, e cila nuk lidhet me punën e mjekëve por të shërbimeve;

Tërhiqemi nga pozicioni i punës duke respektuar paralajmërimin sipas Kodit të Punës me 30 dite perpara”.

 

 

COMMENTS

error: Content is protected !!