Historia e një striptisteje. Jo ‘njena prej atyne’, por njëra prej nesh

Atë që bën e quan një formë arti, ndërsa ata që e paragjykojnë atë që bën, i quan injorantë. Vajza që ka pranuar të flasë për Politiko.al, edhe pse me një maskë veneciane, dëfton një pjesë të përjetimeve, por edhe gjërat rutinë të natës së një striptisteje, pa harruar faktin se, ndër ata që janë klientë në atë ‘fole të jetës së natës’, ka edhe politikanë, apo ata që quhen VIP-a (këtu nuk harron të bëjë shenjën e thonjëzave me gishta-dhe me të drejtë).

Kush është ajo? ‘Njena prej atyne’, do të këndonte Migjeni mbi 80-vjet më parë. Tek e sheh ashtu, të re, të kolme dhe me flokët e oksigjenuar, për të shëmbëllyer bjonden, e kupton se ajo është gjithë çka burrat shqiptarë kërkojnë.

Ajo është përfytyrimi ynë. Pra njëra prej nesh.

 

COMMENTS

error: Content is protected !!