Gjykata në Francë mbyll dyqanin “Hallall”: Nuk shet mish derri dhe alkool

Gjykata në Francë mbyll dyqanin “Hallall”: Nuk shet mish derri dhe alkool

 Është urdhëruar mbyllja e një dyqani hallall në Paris, nga një gjykatë në Francë pasi ai nuk shiste mish derri dhe alkool. Sipas gjykatës, dyqani nuk i përmbushtë nevojat e konsumatorëve.

Vendimi për mbylljen e “Good Price” në Colombes  erdhi të hënën. Dyqani nuk ka plotësuar kushtin e qirasë, sipas të cilit duhet të shërbejë si një “dyqan i përgjithshëm ushqimor”, raportoi La Liberation.

Gjykata urdhëroi ndërprerjen e qirasë së dyqanit dhe largimin e qiramarrësve. Përveç kësaj pronari duhet të paguajë 4.000 euro për autoritetet lokale në lidhje me shpenzimet ligjore.

Produktet me të cilat dyqani furnizohej ishin të kufizuara dhe nuk përputhej me konceptin e mallrave të përgjithshme për të cilat kishin nevojë konsumatorët e asaj zone.

 Ishin banorët vendas  ata që u ankuan se dyqani nuk shërbente siç duhej dhe  96% e mallrave që shiteshin ishin  produkte hallall. Në rafte ishte e pamundur që të gjeje shishe vere apo mish derri edhe pse qiraja ishte dhënë për një “dyqan ushqimor të përgjithshëm”.

 

COMMENTS

error: Content is protected !!