Flash News

KRYESORE

Finalja e ‘Këngës Magjike’, këto janë tre këngëtaret favorite për t’u shpallur sot fituese

Finalja e ‘Këngës Magjike’, këto janë tre

Sot është finalja e festivalit ‘Kënga Magjike’, që ndodhet në edicionin e nëntë. Artistë të njohur dhe të rinj priten të performojnë në skenë mbrëmjen e njohur, ndërkohë që lista e pjesëmarrësve nuk është bërë publike nga organizatorët.

Në rrjetet sociale kanë filluar tashmë parashikimet se kush do të jetë fituesi apo fituesja e këtij edicioni dhe bazuar në pëlqyeshmërinë dhe klikimet e këngëve në ‘Youtube’, duket se mëtë favorizuara janë Fifi, Anxhela Peristeri dhe Elhaida Dani. Bëhet fjalë për tre balada që kanë tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar.

Gjithsesi, duke qenë se fituesi i ‘Këngës Magjike’ vendoset nga vetë këngëtarët, nuk përjashtohet mundësia e ndonjë surprize në momentet e fundit.

Të fundit