Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS: Po të dojë Edi Rama, Armand Duka rrëzohet si president i FSHF

Deputeti i PS: Po të dojë Edi Rama, Armand Duka rrëzohet si

Deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli mendon se kryeministri Edi Rama ka të gjithë pushtetin e nevojshëm për të rrëzuar Armando Dukën nga kreu i FSHF-së dhe të vendos aty njeriun e tij. Duke folur në emisionin ‘Fair Play’ në News 24, Ylli tha shumica e klube të futbollit janë në duart e bashkive dhe nëse Rama fut duart atëherë Duka nuk qëndron më president.

Megjithatë, deputeti socialist shprehet se kryeministri deri më tani ka qëndruar jashtë kësaj çështje.

“Duka është një person që mund ta akuzojnë shumë, por unë e vlerësoj për punën e bërë në FSHF. Mua më intereson sporti, jo Duka. Duka është milioner që e ka zgjidhur hallin e vet dhe nuk ka pritur që të bëjë tendera futbolli për të fituar lekë. Ai e ka sfidë. A ka një tjetër që është më i mirë sesa Mand Duka? Sigurisht që ka. Mund të bëhet më mirë. Nuk ka dalë asnjë kandidat që të ketë një projekt të saktë. Kandidatët kanë dalë ose të nxituar nga një forcë politike dhe unë prandaj e vlerësoj Edi Ramën. E vlerësoj sepse është një anëtar një votë. Dhe votat janë të vlefshme njësoj, si e Tiranës dhe Partizanit, si ajo e Domosdovës dhe e Këlcyrës. Po të donte kryeministri, thoshte: S’më pëlqen ky Duka. Fidel, merru pak me këtë punë se do ta heqim këtë ne dhe të fuste duart te futbolli. Si do ta hiqte? Mos shihni Kukësin ose Gjicin që ka kandiduar për deputet. Pjesa tjetër, janë duart e bashkive. Me përjashtim të Korçës, të Fierit dhe të disave, janë kryetarët e bashkive aksionerë 100%. Shumica e kategorive të dyta, varen nga bashkitë. Po të donte kryeministri të ndërhynte, hynte politikisht, më fuste mua në lojë dhe Mand Duka do të rrëzohej, pavarësisht sa investime ka bërë. Edi Rama ka mbajtur një qëndrim dhe ka thënë që le ta zgjidhë sporti vetë, le t’i japim pavarësi. Unë mendoj se nuk kanë rëndësi mandatet e Dukës, pasi statuti nuk ka limit. Unë nuk dua që këta presidentë të jenë si pashallarë. Ama kjo liri ka çuar edhe në raste në botë kur presidenti ka qëndruar deri 95 vjeç dhe e ka caktuar se cili do të jetë president. Çmenduri është”, u shpreh Ylli.

Ndonëse pranon se nuk i ka shkuar ndërmend që të kandidojë për postin e presidentit të FSHF-së, Fidel Ylli nuk heziton të shprehë hapur mbështetjen që do i japë kolegut të tij, Bashkim Fino, nëse ky i fundit del si konkurrent përballë Dukës.

Të fundit