Deklaratat anti-ruse në Kanada, Ambasada në Otava reagon ashpër kundër Thaçit

Deklaratat anti-ruse në Kanada, Ambasada në Otava reagon ashpër kundër Thaçit

Në vizitën që zhvilloi pak ditë më parë në Kanada, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi foli gjatë gjithë kohës për rrezikun që i kanoset Ballkanit Perëndimor nga propaganda dhe veprimet e Rusisë.

Këto deklarata nuk janë pritur mirë nga Ambasada ruse në Otava, e cila ka reaguar me anë të një postimi në ‘Tëitter’.

“Pas vizitës së fundit të zotit Thaçi në Otava dhe deklaratave të tij anti-ruse në mediat kanadeze, ne duam ta shfrytëzojmë këtë mundësi t’i kujtojmë të gjithëve se Kosova është Serbi”, shkruhet në faqen e ambasadës së Rusisë.

Kësaj deklarate, po në ‘Tëitter’, i është përgjigjur Komisioni i Dhomës për Politikën e Jashtme në SHBA: “Ne duam ta shfrytëzojmë këtë mundësi t’i kujtojmë të gjithëve se Kosova është e pavarur dhe se Krimea është Ukrainë”.

COMMENTS

error: Content is protected !!