Ambasadori i Izraelit: Shqipëria do zhvendosë në të ardhmen ambasadën në Jeruzalem; Turqia? Tirana të shoh interesat e saj

Ambasadori i Izraelit: Shqipëria do zhvendosë në të ardhmen ambasadën në Jeruzalem; Turqia? Tirana të shoh interesat e saj

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin beson se Shqipëria do të pajtohet në të ardhmen për të zhvendosur ambasadën nga Tel Avivi për në Jeruzalem. I ftuar në ‘Fax News’, Rodkin tha se pala shqiptare do të marrë vendimin bazuar në interesat e saj.

Sa i përket ndikimit të Turqisë mbi Tiranën për këtë çështje, Rodkin u tregua i kujdesshëm duke përsëritur se Shqipëria duhet të ketë parasysh interesat e saj, ndërsa theksoi se edhe Izraeli do vijojë negociatat me Ankaranë, pasi e konsideron një aktor të rëndësishëm.

“Kryeministri im ka telefonuar ditën e djeshme të gjithë miqtë e tij që të zhvendosin ambasadat drejt kryeqytetit. Besoj se pala shqiptare do të marrë të gjithë vendimet e duhura në interesin e saj dhe për të ndihmuar procesin e negociatave. Jam i sigurt që do të pajtohet me këtë vendim në të ardhmen. Unë besoj se vendimi i Shqipërisë do të merret sipas interesave të saj dhe raportit që ne kemi patur në të shkuarën. Turqia është një aktor i rëndësishëm në Evropë dhe ne do të vijojmë të negociojmë edhe me atë për këtë çështje”, deklaroi Rodkin.

Pas SHBA-së, është Republika e Çekisë shteti i radhës që ka deklaruar njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, por ende nuk ka marrë një vendim për zhvendosjen e ambasadës në qytetin e shenjtë.

COMMENTS

error: Content is protected !!