25 shpikjet më të mira të 2017 sipas revistës Time

25 shpikjet më të mira të 2017 sipas revistës Time

Sipas traditës, revista amerikane ka zgjedhur sendet më interesante të vitit. Kësaj liste iu kushtua kopertina e numrit të radhës së revistës Time.

Jibo (899 dollarë)

Midis shpikjeve të përfshira në listën e Time gjejmë Jibo, robotin që ka fituar edhe kopertinën e revistës. Bëhet fjalë për një ndihmës zanor – në valën e Amazon Echo dhe Google Home. Por, ndryshe nga dy të fundit, shfaq karakteristika shumë të afërta me ato njerëzoret: i përgjigjet pyetjeve të ndryshme, bën shaka, lexon dhe përmbledh lajmet, zgjidh dyshimet. Ka një pamje simpatike, “fytyra” ndriçohet kur Jibo flet dhe trupi lëkundet në mënyra të ndryshme (edhe pse nuk mund të lëvizë).

Sipas revistës, ngjason me diçka që mund të “vizatonte” vetëm Pixar (studio animacioni).

eSight 3 (9.995 dollarë)

Sipas Time janë “syzet më të fuqishme në botë”. Sapo vihen në sy, regjistrojnë video me definicion të lartë dhe përdorin zmadhimin, kontrastin dhe algoritme që i mundësojnë personave me vështirësi shikimi të shohin shumë më mirë – dhe madje të ndërmarrin një varg veprimtarish që përndryshe do të ishin jashtë mundësive për ta. Syzet janë lançuar në shkurt dhe kompania qi i prodhon thotë se ato tashmë përdoren nga të paktën 1000 pacientë. Ato kushtojnë shumë, por ekziston mundësia për të marrë hua ose kredi për t’i blerë ato.

Halo Top (5.99 dollar për konfeksion)

Është një akullore me të paktën 360 kalori, pak sheqer dhe shumë proteina. Në sajë të Stevia, një ëmbëlsues i veçantë pa kalori, dhe sheqerna të tjera, ka një shije të ngjashme me atë të akulloreve me shumë sheqerna dhe shumë kalori. Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë që e prodhon atë Justin Woolverton, tha se ai e krijoi atë për t’i dhënë atyre që duan të jenë të kujdeshëm në lidhje me dietën “mundësinë për të ngrënë përsëri akullore”. Vitin e kaluar ajo u shit 2500 për qind më shumë se në 2015.

Fenty Beauty (34 dollarë)

Fenty Beauty është një linjë me produkte kozmetike me 40 ngyra të ndryshme “make up” të menduara për të vlersuar bukurinë natyrore të çdo ngyre lëkure. Lançimi, në shtator, u bë nga Rihanna. Karakteristika kryesore është prania e një sërë ngjyrash të krijuara posaçërisht për gratë e zeza ose me ngjyrën e lëkurës veçantërisht të errët. Time shkruan se pas lançimit të Fenty Beauty edhe marka të njohura kanë bërë produkte të ngjashme.

Ember Mug (79.95 dollarë)

Bëhet fjalë për një kupë në çelik të pandryshkshëm të veshur me qeramikë. Ember Mug lejon, nëpërmjet një aplikacioni të përkushtuar, të mbajë pijen në një temperaturë specifike.

Thyssenkrupp Multi

Janë ashensorë pa litar, të cilët lëvizin vertikalisht dhe horizontalisht, punojnë me të njëjtën teknologji të me të cilën lëvizin trenat me “ngritje magnetike”. Ashensorët e parë të këtij lloji do të instalohen në 2021 në një ndërtesë në Berlin dhe, shkruan Time, do të mundësojnë jo vetëm spostime më të shpejta, por mund të ndryshojnë edhe mënyrën me të cilën projektojmë dhe ndërtojmë godinat.

Apple iPhone X (999 dollarë)

Është iPhone-i më i shtrenjtë i historisë dhe i pari pa kyçin fizik “Home”. Jonathan Ive, zyrtari kryesor i dizajnit të Apple, e quajti atë “kompletimin e një kapitulli”. Për Dan Riçio, zv. presidentin për inxhinierinë hardware, iPhone X është një ëndërr e vërtetë.

Nike Pro Hijab (35 dollarë)

Nike Pro Hijab është modeli sportiv i hijab-it, vello e përdorur nga gratë muslimane për të mbuluar flokët. Realizohet nga një pëlhurë në poliestër elastike e cila lejon ajrosjen. Me futjen në treg (të planifikuar për 2018), Nike ka të ngjarë të bëhet distributor kryesor i hijabeve sportive duke rritur praninë e saj veçanërisht në Lindjen e Mesme.

Forward

Bëhet fjalë për një klinikë, por duket si një nga ato palestra për njerëz shumë të pasur. Paguhen 149 dollarë në muaj dhe merret akses te një numër i pakufizuar testesh, vizitash dhe kontrolle mjekësore të llojeve të ndryshme. Kompania që e ka hapur është themeluar nga Adrien Aoun, një ish ekzekutiv i Google, dhe tashmë ka ngritur rreth 100 milion dollarë në fonde. Për momentin ekziston vetëm një strukturë në Los Angeles.

Adidas Futurecraft 4D

Sholli i këtyre atleteve mund të realizohet sipas masës së përdoruesit. Çelësi është printimi në 3D, i cili lejon Adidasit të “vëzhgojëçdo milimetër katror të shollit dhe ta rregullojë atë sipas llojit të performancës së kërkuar”, – shpjegoi Al VanNoy, që ka drejtuar projektin. Sholli i Futurecraft 4D mund të printohen vetëm në dy orë, që do të thotë se në të ardhme Adidasi mund t’i bëjë ato në dyqane.

Tesla Model 3

Është makina e parë më kosto të ulët e prodhuar nga Tesla, më një çmim prej 35 mijë dollarë (rreth një e treta e modeleve të tjera) dhe një autonomi mesatare prej rreth 320 kilometrash. Është makina e parë që Tesla synon të prodhojë në një shkallë të gjerë. Sipas Time “është makina që mund të bëjë veturat elektrike të zakonshme”.

Willow Pump

Willow Pump është një instrument mekanik për të dhënë gji, nuk bën zhurmën mekanike dhe është aq i vogël sa i mundëson  grave mbajtjen në sytjenat e tyre dhe të japin gji ku të duan. Do të jetë në shitje nga viti tjetër për 480 dollarë.

Nest Secure (499 dollarë)

Nest është një kompani në pronësi të Alphabet, e njohur mbi të gjitha për termostatet të rregullueshme nëpërmjet aplikacioneve telefonike. Nets Secure është një sistem anti-vjedhje i lehtë për t’u instaluar dhe përdorur, i cili lejon menaxhimin nëpërmjet një aplikacioni.

NASA Mars Insight

Është një lander (anije kozmike e projektuar për tu ulur në autonomi) që NASA do të përpiqet të dërgojë në Mars në maj 2018. Ndryshe nga Curiosity ose “anije” të tjera, ajo nuk do të shëtisë planetin, por do të qëndrojë në një vend të caktuar. Gjatë 728 ditëve, do të gërmojë dhe do të kërkojë të dhëna për historinë termike dhe përbërjen e Planetit të Kuq, do të studiojë lëvizjen orbitale dhe do të dërgojë pamje panoramike dhe imazhe në 3D në tokë.

Oculus Go (199 dollarë)

Oculus Go, të zhvilluara nga një kompani e kontrolluar nga Facebook dhe në shitje nga viti 2018, janë syze për realitetin virtual të cilat punojnë pa ndihmën e pajisjeve të ndryshme. Kushtojnë relativisht pak dhe, për cilësinë, nuk janë më të mirat nga paisjet që qarkullojnë. Nga ana tjetër, siç shkruan Time “nuk dëshiron të krijojë eksperiencën virtuale më të mirë të mundshme, por më ta aksesueshme”.

Tasty One Top (149 dollarë)

Është një piastër gatimi e projektuar për të punuar së bashku me aplikacionin e telefonit Tasty, një seksion autonom e faqes së internetit BuzFeed kushtuar gatimit. Lejon gatimin me teknika të ndryshme dhe, nëse përdoret bashkë me aplikacionin, mundëson të zgjedhësh mes rreth 1700 recetash dhe t’i komunikosh ato tek paisja, në mënyrë që të jetë gjithmonë gati në temperaturën e duhur Në rast se nuk ka Wi-Fi ose telefoni është pa bateri, Tasty One Top mund të përdoret pa aplikacionin, pra si një herë e më një kohë.

DJI Spark (548 euro)

DJI Spark është një dron i vogël, i fortë dhe relativisht i lirë i projektuar për të bërë fotografi, selfie dhe video. Mund të komandohet edhe vetëm nëpërmjet lëvizjes së duarve. E vetmja mangësi, për shkak të dimensionit të tij të vogël, është se ka një autonomi maksimale prej rreth njëçerek ore. Është në shitje prej qershorit të shkuar.

Molekule (799 dollarë)

Është një pajisje që filtron ajrin dhe shkatërron bakteret dhe toksinat. Ajo punon përmes një procesi oksidimi katalik që thyen lidhjet në nvielin molekular. Kushton shumë dhe, ashtu si të gjithë filtrat, duhet të ndryshohet kohë pas kohe. Kompania që e prodhon ka marrë tashmë rreth 15 milion dollarë në fonde.

Michelin Vision Concept

Këto janë rrota “inteligjente” pa ajër brenda, të bëra nga materialet e ricikluara dhe të shtypura në 3D. Ato mund të ndryshohen, sipas copave, në bazë të kushteve të rrugës. Michelin ka deklaruar se përpara se të jenë në treg duhet të kalojnë të paktën 20 vjet.

Norton Core (279 dollarë)

Është një router i bërë për të zbuluar ndonjë anomali të të gjitha paisjeve të lidhura (duke përfshirë paisjet shtëpiake “inteligjente” dhe të ngjashme”). Mund të kuptojë nëse një pajisje e caktuar është goditur nga një virus dhe rrjedhimisht të përjashtojë atë nga rrjeti. “Pak si kur vendosim një pacient në karantinë për të parandaluar infektimin e të tjerëve”, thotë Time.

Bempu (28 dollarë)

Bempu është një byzylyk-termometër për fëmijët, i cili lëshon një sinjal dhe dritë nëse temperatura e trupit e një fëmije është shumë e ulët. Deri tani ka ndihmuar rreth 10,000 të sapolindur, veçanërisht në Indi.

Nintendo Switch (307 euro)

Në shitje nga marsi, Nintendo Switch kombinon karakteristikat e Nintendo DS dhe ato të Wii.

VICIS Zero1

Ështënjë super-helmetë për futbollin amerikan e zhvilluar nga neurokirurgu Sam Brown. Ka marrë 40 milion dollarë financime dhe veçoria e saj është se është shumë fleksibël, në mënyrë që të përthithë më shumë goditjet. Atë po e përdorin lojtarët e 18 ekipeve të NFL, Liga e futbollit të SHBA dhe 20 skuadra universitare.

GreenWave 3D Ocean Farm

“E ardhmja e bujqësisë qëndron në kultivimin e molusqeve, algave, midhjeve të lidhura në vargje të gjata litarësh të cilat varen në oqean”, shkruan Time. Prodhimet e GreenWave ofrojnë disa përparësi: janë të pasura me proteina, zhvillohen në mënyrë autonome (nuk kanë nevojë për pleh) madje ndihmojnë ne betejën kundër ndryshimeve klimatike. Që nga viti 2013, grupi ka ndihmuar disa peshkatarë të krijojnë 14 kultura përgjatë bregdetit të New England dhe tani ka në plan të zgjerohet në Kaliforni, Paqësorin Veriperëndimor dhe në Europë.

Fidget Spinner

Për ata që nuk e dinë, janë objektet e vogla prej plastike dhe metali që përbëhen nga një nyje qendrore rreth së cilës rrotullohet një strukturë e përbërë nga skaje të rrumbullakosura. Në fakt ky objekt është shpikur përpara vitit 2017, por Time ka vendosur ta përfshijë në këtë listë.

 

COMMENTS

error: Content is protected !!