12 librat më të mirë të vitit sipas 'The Economist'. Ke lexuar ndonjërin prej tyre? - Politiko.al

12 librat më të mirë të vitit sipas ‘The Economist’. Ke lexuar ndonjërin prej tyre?

12 librat më të mirë të vitit sipas ‘The Economist’. Ke lexuar ndonjërin prej tyre?

Revista ‘The Economist’ përzgjedh për numrin e saj special dyjavor të fundvitit (Krishtlindje dhe Vit i Ri), listën e librave më të mirë të vitit që shkoi, një seleksion që ndërtohet nga editorët e saj. Politiko.al e sjell me shkurtime këtë listë, duke sugjeruar libra që mund të kenë interes përkthimi për botuesit shqiptarë, apo për ata lexues që e njohin mirë anglishten.

 

Politikë dhe çështje aktuale

Tërheqja e Liberalizmit Perëndimor (The Retreat of Western Liberalism)

Autor: Edward Luce

Botues: Grove Atlantic

234 faqe; $24

Pak dyshojnë se diçka e madhe ka  ndodhur në politikën perëndimore përgjatë dy viteve të fundit, por askush nuk është i sigurt se çfarë. Kaosi në Washington dhe Londër kontraston me stabilitetin centrist në Paris dhe (kryesisht) në Berlin. Në këtë diagnozë të ashpër Edward Luce, një komentator i bazuar në Washington, argumenton se rendi liberal nuk mund të ndreqet pa një pamje të qartë të asaj se çfarë ka që nuk shkon.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Rruga për diku: Revolta populiste dhe e ardhmja e Politikës (The Road to Somewhere: The Populist Revolt and the Future of Politics)

Autor: David Goodhart

Botues: Hurst

278 faqe; $24.95
“Dikutë”, shkruan David Goodhart janë të rrënjosura, shoqërisht konservatore dhe dyshimtare ndaj përzierjes konstante. Në të kundërt, ‘kudotë’ janë kozmopolitane, shoqërisht liberale, internacionaliste dhe të pasikletosura nga ndryshimi. Në krijimin e një taksonomie të re politike, gazetari britanik dhe themeleuesi i revistës ‘Prospect’, na jep një mënyrë të dobishme të menduari rreth copëzimeve të reja në Britani dhe tjetërkund në Perëndim. Ndikimi i kësaj është i dukshëm ngado.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Biografi dhe memuarë

 Anti-Projekti: Miqësia që na ndryshoi Mendjet (The Undoing Project: A Friendship that Changed Our Minds)

Autor: Michael Lewis

Botues: W.W. Norton

362 faqe; $28.95
Një biografi intelektuale magjepsëse e psikologëve izraelitë Daniel Kahneman dhe Amos Tversky,dy burra krejt të ndryshëm, puna e të cilëve në pikat ndërprerëse të psikologjisë dhe ekonomisë po bëhet gjithnjë e më shumë influente me kalimin e kohës. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ali: Jeta (Ali: A Life)

Autor: Jonathan Eig

Botues: Houghton Mifflin Harcourt

630 faqe; $30
Muhamed Ali shpesh thoshte se ishte boksieri më i madh i të gjitha kohërave, dhe kishte të drejtë. Vetëm një grusht atletësh arritën majën në disiplinat e tyre; ai ishte i vetmi që e flaku të gjithën tutje për të bërë atë që ishte jopopullore, por parimore. Një rrëfim i shkëlqyer i pse, kur Ali vdiq, u kujtua, jo vetëm si kampioni me më shumë trofe i boksit të peshave të rënda, por edhe për refuzimin për të shkuar ushtar në luftën e Vietnamit, si një rebelim kundër supremacisë së bardhë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Histori

Fytyra jofemërore e luftës (The Unwomanly Face of War) 

Autor: Svetlana Alexievich

Botues: Random House

384 faqe; $30 
Një histori orale, publikuar së pari në vitin 1985, por përkthyer vetëm tani në Anglisht, e treguar prej grave të rekrutuara në ushtrinë sovjetike sapo mbaruan shkollën, duke mësuar për të vdekur e për të marrë jetë, para se të mësonin të jetonin apo të jepnin jetë. Nga një prej shkrimtareve më të talentuara të brezit të vet. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gjashtë minuta në Maj: Si Churchill-i u bë papritur Kryemininistër (Six Minutes in May: How Churchill Unexpectedly Became Prime Minister) 

Autor: Nicholas Shakespeare

Botues: Harvill Secker

528 faqe; £20
Eshtë e vështirë ta imagjinosh Britaninë pa nofullmadhin Winston Churchill në krye të punëve gjatë Luftës së Dytë. Megjithatë, në maj të vitit 1940, qeveria e Neville Chamberlain-it, me një shumicë prej 213 vendesh, dukej virtualisht e parrezikuar. Një studim elokuent i asaj se si peizazhi politik mund të ndryshojë, dhe bashkë me të historia. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të përkasësh: Historia e hebrejve, 1492-1900 (Belonging: The Story of the Jews, 1492-1900)

Autor: Simon Schama

Botues: Ecco

800 faqe; $39.99

Historia e hebrejve, ndërmjet viteve 1492 dhe 1900, e treguar nëpërmjet një serie biografish vibrante. Në duart e një mjeshtri të ngjyrave, kjo është historia si një galeri portretesh. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ekonomi dhe biznes

Niveluesi i madh: Dhuna dhe historia e pabarazisë nga Epoka e Gurit deri në shekullin 21. (The Great Leveller: Violence and the History of Inequality from the Stone Age to the Twenty-First Century)

Autor: Walter Scheidel

Botues: Princeton University Press

528 faqe; $35

Një hisorian i lindur në Austri, tashmë profesor në Stanford University, argumenton se vetëm katastrofat e pakësojnë pabarazinë. Depresiv, por edhe bindës. 

 

 

 

 

 

Amerikana: Historia 400 vjeçare e kapitalizmit Amerikan (Americana: A 400-Year History of American Capitalism) 

Autor: Bhu Srinivasan

Botues: Penguin Press

576 faqe; $30

Një tur i mrekullueshëm nëpër bizneset dhe industritë që e shndërruan Amerikën në ekonominë më të madhe të botës-nga një emigrant i palodhur i cili u bë vetë sipërmarrës. Një himn për progresin. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kulturë

Të gjithë gënjejnë: Databazat e mëdha; databazat e reja dhe çfarë mund të na tregojë interneti mbi identitetin tonë (Everybody Lies: Big Data, New Data, and What the Internet Can Tell Us About Who We Really Are)

Autor: Seth Stephens-Davidowitz

Botues: Dey Street

288 faqe; $27.99
Databazat e mëdha, thotë Seth Stephens-Davidowitz, një ish-shkencëtar i databazave të Google, japin burime të reja informacioni. Ato fotografojnë atë që njeriu bën apo mendon, në vend të asaj që ata i tregojnë anketuesve; u ndihmon kërkuesve të identifikojnë dhe të krahasojnë nënshtresat demokgrafike apo gjeografike; dhe hap rrugën për teste të kontrolluara, super të shpejta, rastësore. Ky libër argumenton se web-i do t’i revolucionarizojë shkencat sociale, ashtu si mikroskopi dhe teleksopi transformuan shkencat natyrore. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shuma e gjërave të vogla: Një teori e Klasës Aspiracionale (The Sum of Small Things: A Theory of the Aspirational Class)

Autor: Elizabeth Currid- Halkett

Botues: Princeton University Press

254 faqe; $29.95
Në vend që t’i mbushin garazhet me makina të shtrenjta, të pasurit e të sotmes ia kushtojnë buxhetet synimeve më pak të dukshme, por me më shumë vlerë: arsimimit, shërbimeve shtëpiake dhe kapitalit kulturor. Një profesor i Universitetit të Southern California tregon pse është kaq e vështirë për t’i ndaluar pozicionet e privilegjuara të elitës, që të bëhen edhe më shumë të tilla. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Letërsi

Exit West

Autor: Mohsin Hamid

Botues: Riverhead

240 faqe; $26
Një rrëfim therës për emigracionin, që për pak sa nuk fitoi Man Booker Prize të vitit 2017. Autori i ‘Fundamentalist pa dashje’ (përkthyer edhe në shqip nga Botimet Pegi) ka shkruar një tjetër roman të kohës sonë. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kompas (Compass)

Autor: Mathias Enard

Përktheu në anglisht: Charlotte Mandell

Botues: New Directions

464 faqe; $26.95
Përgjatë një nate të vetme, një akademik francez reflekton për ndryshimet mes Perëndimit dhe Lindjes.  Fitues i Prix Goncourt për vitin 2016, për një temë që përfshin dashurinë, mallin dhe tjetërsinë. 

COMMENTS

error: Content is protected !!