Flash News

KRYESORE

Zbardhen financimet, ish-kreu i SHISH para për LSI-në gjatë fushatës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zbardhur emrat e donatarëve të partive politike për fushatën elektorare të zgjedhjeve të 25 qershorit. Te donatorët e Lëvizjes Socialiste për Integrim bie në sy emri i ish-kreut të Shërbimit Informativ Shqiptar, Bahri Shaqiri. Ai ka dhuruar 100,000.00 lekë për fushatën që u drejtua nga Ilir Meta, i cili ishte votuar nga Kuvendi si president i Republikës.

Shaqiri drejtoi SHISH-in përgjatë viteve 2005-2012, dhe më pas u zëvendësua nga Visho Ajazi Lika.

Lidhjet e Bahri Shaqirit me LSI-në janë bërë të njohura në 2016-ën kur kryeministri Edi Rama e emëroi zv/ministër të Transporteve, gjatë kohës kur kjo Ministri drejtohej nga Edmond Haxhinasto.

PS kryesoi listën e shpenzimeve për fushatë, këta janë nancuesit e mëdhenj të Ramës

Të fundit