Flash News

KRYESORE

U raportua se tërhoqi njohjen e Kosovës, Pacolli takon në Paris ministrin e Guniea Bissau

U raportua se tërhoqi njohjen e Kosovës, Pacolli takon në Paris

Guniea Bissau është një prej shteteve që raportohet të ketë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kryeministri i shtetit afrikan e bëri të ditur vendimin e ri gjatë një vizite në Beograd, pak ditë më parë.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli është takuar ditën e djeshme në konferencën e organizatës së Frankofonisë, në Paris, me ministrin e Guniea Bissau, Poquena. Pacolli njofton se në takim është rikonfirmuar miqësia mes dy vendeve dhe do punohet për thellimin e bashkëpunimit.

“Rikonfirmuam lidhjen e fortë të miqësisë që Kosova ka me Guniea Bissau. Do të thellojmë marrëdhëniet tona”, njofton Pacolli por pa sqaruar pozicionin e këtij shteti në lidhje me pavarësinë.

Gjithashtu, në fillim të punimeve të kësaj konference, shteti i Madagaskarit ka konfirmuar njohjen e Republikës së Kosovës.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:

Në kuadër të Ministerialit 34-të të Konferencës së Frankofonisë, që po i zhvillon punimet e saj në kryeqytetin francez, Paris, Zëvendës-Kryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka zhvilluar takime të shumta me homologë të tij dhe përfaqësues të tjerë të nivelit të lartë, nga shtete njohëse dhe jo-njohëse të Republikës së Kosovës.

Përkitazi më këtë, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, z. Pacolli ka zhvilluar takime të ndara me Ministrin për Marrëdhënie me Jashtë dhe Bashkëpunim Ndërkombëtarë të Burundit, Togos, Cape Verde, Tunizisë, Ministra të Ngarkuar dhe të Deleguar nga Republika Demokratike e Kongos, Republika Qendrore Afrikane, Guniea Bissau, të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit nga Republika e Guinesë, përfaqësues të lartë nga Qeveria e Seychelles, Ministrin e Shtetit në Ministrinë për Evropë dhe Marrëdhënie me Jashtë të Francës dhe përfaqësues të tjerë nga shtete të ndryshme pjesëmarrëse.

Në kuadër të këtyre takimeve, Ministri i Jashtëm, Pacolli, në emër të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj ka ri-përsëritur kërkesën për njohje ndaj homologëve të vendeve, që nuk e kanë njohur Kosovën, ka ri-konfirmuar marrëdhëniet e mira dhe miqësore me përfaqësues të shteteve, që tashmë e kanë njohur vendin tonë, duke i kërkuar vazhdimin e mbështetjes së mëtutjeshme të integrimit të Kosovës në komunitetin ndërkombëtarë, ndërkohë që ka kërkuar edhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me ato vende, që Kosova nuk ka vendosur ende.

Kosova drejt shndërrimit në ‘tokën e minoriteteve’, Sofia kërkesë Prishtinës: Të njihet minoriteti bullgar

Të fundit