Flash News

KRYESORE

Salianji del në konferencë pas sherrit me Ndreun: Më kërcënoi për të më frikësuar, po kërkojnë t’i mbyllin gojën opozitës

Salianji del në konferencë pas sherrit me Ndreun: Më

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka dalë në një konferencë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ku ka denoncuar kërcënimin nga deputeti i PS, Pjerin Ndreu, gjatë diskutimeve në Komisionin e Sigurisë.

Salianji tha se deputeti i mazhorancës e kërcënoi për ta frikësuar në mënyrë që ai të mos thoshte të vërtetat. Duke e konsideruar një ngjarje të rëndë të parlamentarizmit, Salianji theksoi se mazhoranca po përpiqet t’i mbyllë gojën opozitës.

“Një nga deputetët e mazhorancës, tentoi sot të më kërcënonte duke më frikësuar për të mos thënë të vërtetat. Sot ishte një fakt tjetër i provuar i asaj që ne kemi thënë, që Rama fle dhe zgjohet me krimin, që Rama i ka futuar banditët në institucione dhe me banditët kërkon të mbajë pushtetin. Nuk kam patur frikë nga punëdhënësit e tyre kur kam hyrë në parcelat e kanabisit. Është një ngjarje e rëndë për parlamentarizmin që një deputet me precedent kërkon t’i mbyllë gojën opozitës”, tha Salianji.

 

Të fundit