Panairi i Librit kushtuar fëmijëve, Denata Toçe tregon për risitë

Panairi i Librit kushtuar fëmijëve, Denata Toçe tregon për risitë

Dita e dytë e panairit të librit në Tiranë duket se i është kushtuar kryesisht fëmijëve. Në çdo stendë shikon një grup fëmijësh të shoqëruar nga mësuesit e tyre ose prindër apo gjyshër të cilët interesohen për ta. Kush për tekste shkollore e kush për jashtshkollor.

Në stendën e botimeve “Albas” fëmijët janë ulur këmbëkryq me psikologen e njohur Denata Toçe e cila është duke u lexuar atyre një pjesë nga libri i saj. Pas përfundimit të këtij aktiviteti, Toçe po kërkohej nga të gjithë për të bërë foto. Teksa pyeste fëmijë të moshave 12 vjeç se ku do t’i arkivonin fotot me Denatën, ata përgjigjen se do t’i postojnë në rrjetet sociale. Kjo duket se e shqetëson Denatën, e cila nuk nguroi t’u jepte artyre një këshillë: “Do ishte mirë që llogaritë në rrjetet socilale t’i përdornit nën mbikqyrjen e prindërve”.

Jo vetëm në stendën “Albas” por pothujase të gjitha u kanë kushtuar vëmendje fëmijëve duke sjellë botime nga përrallat për fëmijë nga 0-2 vjeç e deri te tekstet shkollore të vitit 12 gjimnaz.

E pyetur nga Politiko.al, në lidhje me aktivitetet për fëmijët dhe se çfarë u ishte kushtuar atyre në këtë panair, Toçe përgjigjet se: “Ka shumë botime të cilat ndihmojnë fëmijët për të kontrolluar emocionet në situata të ndryshme. Ka libra të cilat i ndihmojnë këto grupmosha të dinë të menaxhojnë situatën nëse humbasin, apo nëse kafsha e tyre shtëpiake do të humbiste ose në rastin më të keq do të ngordhte. Ne duhet t’u mësojmë atyre se kafshët nuk do të jenë përgjithmonë me ne. Një libër tjetër që unë doja të veçoja është dhe ai që i mëson fëmijët me idenë se mami apo babi ka punën me orë të zgjatura, gjë që shpesh herë i mërzit fëmijët dhe i bënë të sillen në një mënyrë jo të zakonshme. Për shembull, unë e shikoj të djali im, kur unë vonohem për shkak të punës, ai ka një sjellje të çuditshme pasi kërkon që të jetë në qendër të vëmendjes dhe të më këte pas vetes.”

COMMENTS

error: Content is protected !!