Flash News

KRYESORE

Një komb, dy shtete. Ramush Haradinaj anulon pjesëmarrjen në Vlorë, shkak ‘Kosova’

Një komb, dy shtete. Ramush Haradinaj anulon pjesëmarrjen në

Kabineti qeveritar i Kosovës nuk do të marr pjesë në aktivitetet që janë parashikuar të mbahen në Vlorë me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ndryshe nga 105 vite më parë kur më 28 nëntor prioritet i shqiptarëve ishte shpallja e pavarësisë së Shqipërisë së bashkuar, sot historia ka ndikuar që kombi ynë të ketë disa prioritete, por me një qëllim final. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është detyruar të kthehet në Prishtinë për t’u takuar me Zëvendësndihmës Sekretaren e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Laura Cooper.

Vizita e Cooper në Kosovë është e një rëndësie të veçantë pasi Prishtina prej kohësh po bën përpjekje që të marrë miratimin e Uashingtonit për krijimin e ushtrisë, qoftë edhe pa konsensusin e komunitetit serb.

Krijimi i ushtrisë është kthyer në prioritetin e parë për Kosovën pasi është një tjetër hap i rëndësishëm në forcimin e Republikës dhe statusit të saj ndërkombëtar. Krijimi i ushtrisë së Kosovës po kundërshtohet ashpër nga Serbia dhe Rusia.  

Ditën e djeshme, ishte presidenti Thaçi ai që u takua me Laura Cooper. “Po punojmë, të koordinuar me partnerët ndërkombëtarë, që të plotësojmë të gjitha kriteret për transformimin e Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Sigurisë. Dëshira jonë është që transformimi të bëhet me konsensus politik dhe nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese", është shprehur Thaçi gjatë takimit, duke shtuar se megjithatë "ky proces nuk mund të zgjas pafundësisht".

Ndërkohë, shqiptarët e Kosovës nuk do të jenë të papërfaqësuar në aktivitetet e Vlorës pasi i pranishëm do të jetë presidenti Hashim Thaçi.

Të fundit