Në panair jo vetëm libra, por edhe parulla. Çfarë kërkojnë botuesit nga shteti

Në panair jo vetëm libra, por edhe parulla. Çfarë kërkojnë botuesit nga shteti

Një vështrim i shpejt mbi ambientin e Pallatit të Kongreseve ku për  pesë ditë me radhë do të zhvillohet Panairi i Librit, vihet re se nuk është thjesht një panair siê jemi mësuar të shohim në çdo vit. Në muret e katit dytë janë afishuar disa parulla të mëdha.

Nisin që me shprehjen e Umberto Ecos, TVSH-ja për librin dhe deri te investimi për bibliotekat publike.

“Mos taksoni kulturën, mos taksoni Librin!”, “TVSH mbi librin 5% për të gjithë pa përjashtim”, “Tatimi mbi honoraret”, “Shteti të financojë bibliotekat publike”, janë shprehjet e afishuara në mur, që në pamje të parë duket si një shenjë proteste.

Kujtojmë se më herët Kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri është shprehur se investimi në biblioteka nuk është vendosja e një tulle të re, por pasurimi i tyre me botime të reje.

COMMENTS

error: Content is protected !!