Flash News

KRYESORE

Lufta antikanabis, në krah të Xhafajt ulet denoncuesi i mafias dhe ambasadorja ‘e heshtur’

Në Pallatin e Kongreseve u zhvillua ceremonia e mbylljes së së monitorimit ajror antikanabis dhe në njërin krah të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, qëndronte i ulur homologu italian, Marco Minniti, i cili bëri thirrje për goditjen e ‘të paprekshmëve’. Në krahun tjetër të Xhafajt, ishin ulur ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Donald Lu e Romana Vlahutin.

I pari denoncoi aktivitetin e katër klaneve mafioze në Shqipëri, ndërsa e dyta prej javësh qëndron në heshtje, pavarësisht se Italia dhe institucionet e BE-së po flasin për ditë për miliarda euro që qarkullojnë nga Shqipëria drejt vendeve anëtare të unionit, si rezultat i trafikimit të dorgës.

Ministri i Brendshëm i Italisë mesazh Qeverisë Rama: Të goditen ‘të paprekshmit’ në Shqipëri; në Evropë nuk ekzistojnë të tillë

Të fundit