Flash News

KRYESORE

Donald Lu ia përmend me emra kriminelët në parti, Edi Rama bën sikur nuk i njeh: Qeveria po e lufton krimin

Donald Lu ia përmend me emra kriminelët në parti, Edi Rama

Ndonëse ambasadori i SHBA-së, Donald Lu i përmendi me emra ish-politikanët e lidhur me botën e krimit, si Arben Ndoka dhe Mark Frroku, përfaqësues së mazhorancës socialiste, kryeministri Edi Rama bën sikur nuk i njeh ata kur përpiqet të bind qytetatët se “qeveria po lufton krimin”, ndërsa akuzon ata “që luajnë politikisht e mediatikisht me krimin për baltosjen e qeverisë”.

“Prezantohet Operacioni Policor Forca e Ligjit dhe Task Forca Speciale e Policisë së Shtetit kundër Krimit të Organizuar, e cila do të asistohet në terrenin e kësaj faze të re të luftës me krimin, nga agjentë të FBI dhe të disa agjencive prestigjoze kundër krimit në Gjermani, Itali dhe Britaninë e Madhe - LUFTA ME KRIMIN NUK ËSHTË LOJË POLITIKE dhe mes qeverisë që lufton krimin e atyre që luajnë politikisht e mediatikisht me krimin për baltosjen e qeverisë, dallimi është i qartë: Nga LUFTA fiton Shqipëria dhe njerëzit e zakonshëm të saj. Ndërsa nga LOJA ziejnë kazanet e politikës e të medias që helmojnë papushim opinionin për hesape mizerabël, politike e financiare, por EDHE PËR TË PENGUAR DREJTËSINË E RE që po vjen”, shprehet Rama për nisjen e operacionit ‘Forca e Ligjit’.

Një tjetër rast që ka tronditur fort qeverinë e Ramës është edhe dyshimi për përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në lidhje me grupin kriminal të Habilajve.

Xhafaj jep alarmin: Televizionet dhe portalet po përdoren nga krimi, paguhen për të goditur grupet rivale

E pranon edhe ministri Xhafaj: Ekzistojnë raporte mes individëve të krimit dhe përfaqësues të jetës politike

 

Të fundit