Flash News

KRYESORE

Dëgjoi Ramën në Tiranë, gazetari malazez: Këto fjalime prodhojnë vrasjet e gazetarëve

Dëgjoi Ramën në Tiranë, gazetari malazez: Këto fjalime

Kryeministri Edi Rama me fjalimin e mbajtur sot në konferencën “Sfidat e medias në Ballkanin Perëndimor” ka arritur të skandalizojë edhe një gazetar të Malit të Zi, shtet me probleme të jashtëzakonshme në lirinë e medias. Ndonëse fjalimi i sotëm i Ramës do të konsiderohej normal për klimën e Tiranës, për Zeljko Ivanovic, i cili punon për gazetën ‘Vijesti’, fjalime të tilla prodhojnë më pas vrasjet e gazetarëve. ‘Balkanweb’ ka zbardhur reagimin e gazetarit malazez për fjalimin e kryeministrit shqiptar.

Reagimi:

Fillimisht dua te flas për fjalimin që bëri zoti Rama në panelin e parë. Unë mendoj se ishte vërtetë një skandal ajo çka ai tha. Për 25 minuta ai foli për kredibilitetin e medias dhe të gazetarëve. Ndërsa për gati 5 minuta kryeministri Rama foli për rendësinë e lirisë së shtypit. E njëjta gjë do kishte ndodhur po të ishte këtu me Vuçiç apo presidenti Trump. U ndjeva totalisht si ta them i sulmuar.

Për 13 vite me radhe, tre herë në ditë redaktori bërtët: ‘Mbledhje!!!’ ku flasim dhe diskutojmë për besueshmërinë e burimeve, për historitë që do mbulojmë të nesërmen. Tre herë në ditë kjo për kaq shumë vite, e pas kësaj një Kryeminister del këtu sic doli zoti Rama për 25 minuta e na thotë sesi media duhet te jetë e besueshme. Sigurisht që duhet të jetë e tillë. Ne jemi të besueshëm. Por problemi ka të bëjë me politikanët. Psh; në Maltë ndodhi një vrasje, dhe këto lloj fjalimesh prodhojnë këto vrasje. Kryeministri atje për vite i thoshte gazetares që nuk kishte besueshmëri. Dhe më në fund ajo u ekzekutua nga mafia.

Të fundit