Çelet Panairi i Librit në Tiranë, 97 shtëpi botuese pjesë e eventit kulturor

Çelet Panairi i Librit në Tiranë, 97 shtëpi botuese pjesë e eventit kulturor

Ka nisur Panairi i 20 i Librit në Tiranë, një ngjarje e rëndësishme kulturore për botën shqiptare, që ka si objekt paraqitjen e botimeve më të mira të hedhura në qarkullim në harkun kohor të një viti nëntor 2016-nëntor 2017. Ky panair bashkon të gjithë ata që merren me letrat shqipe: autorët, botuesit, lexuesit, përkthyesit, përfaqësuesit e shtypit dhe të medies etj.

Në panairin e këtij viti marrin pjesë 97 shtëpi botuese, 20 nga të cilat vijnë nga Kosova. Stendë e veçant ishte edhe ajo kushtuar kulturës kineze, dhe miqësisë sonë të vjetër me Kinën, ku padyshim nuk mund të mungonin vizitorë nga Kina të interesuar për këtë event.

Nuk mund t’i mungonte këtij panairi botimet e shkrimtarit të njohur Kasëm Trebeshina, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë. Shtëpia botuese Kosova, ka sjell 9 vepra të Trebeshinës për lexuesin shqiptar, “Një ditë në natën pafund” Odin Modvalsen” , “Stina e Stinëve”, “Tregtari i Skeleteve”, “Këngë për Kosovën”, “Shtigjet e Shekujve” etj janë veprat e Kasëm Trebeshinës të sjella nga shtëpia botuese “Buzuku”.


Në katin e dytë të Pallatit të Kongreseve vihen re shtëpi botuese nga Mali i Zi, Irani dhe Persia. Që kanë sjellë për të ndarë me lexuesit kulturën e tyre. Ndërsa në stendën e Podgoricës gjenden tekste shkollore për të gjithë nxënësit, nga klasa e parë deri të klasa e 12.
Në këtë panair padyshim që do të gjejnë vetën lexues të moshave të ndryshme, fëmijë e të rritur të pasionuar pas letrave.
Sipas Kryetarit të Shoqatës së Botuesve, zotit Petrit Ymeri, ky aktivitet është mbështetur vetëm nga Ministria e Kulturës, ndërkohë që Ymeri deklaron se edhe pse kanë kërkuar mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, nuk kanë marr përgjigje prej saj.
Panairi i Librit do të zhvillohet nga data 15 deri në datën 19 nëntor, në Pallatin e Kongreseve Tiranë.

Poitiko.al

COMMENTS

error: Content is protected !!