Flash News

KRYESORE

Zbardhet deklarata e plotë e Donald Lu: Ju e votuat Saimir Tahirin, tani keni përgjegjësinë të zbuloni të vërtetën

Zbardhet deklarata e plotë e Donald Lu: Ju e votuat Saimir Tahirin, tani

Ambasadori amerikan Donald Lu e ka bërë të qartë se publiku duhet të jetë më shumë kërkues sa i përket çështjes së Saimir Tahirit. Në takimin që zhvilloi me studentët, Lu tha se janë qytetarët ata që i dhanë besimin Tahirin dhe se tani kanë përgjegjësinë të zbulojnë të vërtetën.

“Në 27 vitet e fundit ky vend është përballur me problemin e turpshëm të politikanëve të fuqishëm nga e djathta dhe nga e majta, që kanë kryer krime të tmerrshme dhe i kanë shpëtuar drejtësië pa pushim. Nuk do të ishte e përshtatshme për mua të them nëse Saimir Tahiri është fajtor apo i pafajshëm. Por është jashtëzakonisht e rëndësishëm që ju, si drejtues të shoqërisë civile, ju si të rinj, ju si qytetar të Shqipërisë të zbuloni të vërtetën. E drejta për të zbuluar të vërtetën nuk i përket asnjë partie politike, i përket qytetarëve të Shqipërisë. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, ju nuk jeni gjyqtar apo prokuror, por jeni njerëz që votoni. Ju i dhatë besimin tuaj këtij personi si anëtar i Kuvendit dhe si ministër i lartë i kabinetit. Është përgjegjësia e juaj që publiku të dijë të vërtetën për këtë çështje. Nëse është i pafajshëm, njerëzit duhet ta dinë këtë, nëse është fajtor duhet të përballet me drejtësinë”, theksoi ambasadori Lu.

Kjo deklaratë, çuditërisht është pritur mirë nga kryeministri Saimir Tahiri, i cili në ditët e para të skandalit nxitoi ta konsideronte Tahirin si pjesë të qeverisë së vjetër, por ambasadori Lu votën e qytetarëve për Tahirin e konsideron votë për një ministër të lartë të kabinetit.

Mesazhi i Donald Lu-së për Tahirin, reagon Rama: Faleminderit Don...

Të fundit