Flash News

KRYESORE

Xhafaj deklaron se nuk do ketë lëvizje të policisë shqiptare për dosjen Habilaj: I përket italianëve

Xhafaj deklaron se nuk do ketë lëvizje të policisë shqiptare

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka hequr çdo përgjegjësi të policisë shqiptare ndaj dosjes së Habilajve, duke e konsideruar çështje të autoriteteve italiane, ndonëse ky grup një pjesë të aktivitetit e ka zhvilluar në Shqipëri.

Xhafaj tha se dosja Habilaj nuk është çështje e policisë shqiptare dhe se i takon drejtësisë italiane që të flasë. Ai theksoi se do të presë përfundimin e hetimit nga drejtësia italiane për të mbajtur një qëndrim.

Ndërkohë, në konferencën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Xhafaj se të gjithë flasin për trafikantët, por askush nuk ngre zërin për të kërkuar llogari për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

“Të flisnin shumë më pak disa nga politikanët në rolin butaforik të prokurorit e policit, që cështjen e luftës kundër trafikut e shohin thjesht e vetëm si trafik karrigesh pushteti, për tju dhënë mundësinë të veprojnë ata që e kanë më së shumti këtë përgjegjësi – njerëzit e ligjit, gjyqtarët, prokurorët dhe policët.

Të gjithë flasim për trafikun e trafikantët po harrojmë të ngremë zërin e kërkojmë llogari për njerëzit e drejtësisë, për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që në vite kanë ridënuar apo rivrarë viktimat për tju shpëtuar burgun lloj – lloj trafikantëve që sot shëtisin lirshëm pasi kanë fituar imunitetin prej drejtësisë së korruptuar.

Të gjithë flasim për trafikun e trafikantët, por shumë pak flasim për të gjithë ata punonjës policie të ndershëm apo veprimtarë idealistë të shoqërisë cvile që punojnë me përkushtim për tu përballur me trafikantët dhe për të shpëtuar e përkujdesur ndaj viktimave të tyre”, ka thënë ndër të tjera Xhafaj.

Të fundit