Flash News

KRYESORE

Si u prit pavarësia e Katalonjës në botë, deklaratat e shteteve më të fuqishme

Vetëm pak orë pasi Katalonja shpalli pavarësinë reagimet e krerëve të shteteve më të fuqishme në botë  kanë qenë shumë negative për Katalonjën. Ato njoftojnë se nuk do ta njohin pavarësinë e saj dhe se mbështesin Spanjën.

Kreu i NATO-s ka deklaruar përmes “Twitter” se çështja e Katalonjës duhet të zgjidhet brenda rendit Kushtetues të Spanjës

“Çështja e Katalonjës duhet të zgjidhet brenda rendit kushtetues të Spanjës. Spanja është aleate e angazhuar, me kontribute të rëndësishme për sigurinë tonë.”- ka deklaruar Jens Stoltenberg.

I njëjti qëndrim është edhe ai i Gjermanisë, i Presidentit të Parlamentit Europian, si dhe Departamenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

“#Catalonia: Qeveria federale gjermane nuk njeh deklaratën e njëanshme të pavarësisë nga parlamenti rajonal. @SpainMFA”- deklarata e Qeverisë gjermane.

 

Presidenti i Parlamentit Evropian është shprehur se deklarata e Katalonjës për pavarësi është kundra ligjit të Spanjës si dhe shprehet se asnjë nga shtetet e BE nuk do e njohë pavarësinë e saj.

 

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, ka mbajtur të njëjtin qëndrim, duke mos e njohur Katalonjën si shtet të pavarur dëshiron të shohë 'unitetin spanjoll të ruajtur'

“Britania e Madhe nuk e njeh dhe nuk do ta njohë Deklaratën e njëanshme të Pavarësisë të bërë nga parlamenti rajonal Katalanas. Ajo bazohet në një votim që u shpall i paligjshëm nga gjykatat spanjolle.” Raporton “Indipendent”

“#Catalonia është një pjesë integrale e #Spain dhe SHBA mbështet masat kushtetuese të GJEDNJ spanjolle për të mbajtur Spanjën të bashkuar.” Ka qenë deklarata e Departamentit të SHBA-ve në “Twitter”

 

Të fundit